By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Lija e deleve dhe dhive konfirmohet në katër ferma
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Lija e deleve dhe dhive konfirmohet në katër ferma
Maqedoni

Lija e deleve dhe dhive konfirmohet në katër ferma

admin
Last updated: 27/02/2026 21:05
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 27 shkurt – Sëmundja lia e dhenve dhe dhive është konfirmuar në katër ferma, njoftuan nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV).

Ata bëjnë të ditur se për herë të parë sëmundja është evidentuar para një muaji në një fermë në fshatin Llopatë të Kumanovës, kur Fakulteti i Mjekësisë Veterinare në Shkup konfirmoi praninë e virusit të lisë tek delet dhe dhitë.

Deri më tani, sëmundja është konfirmuar në katër ferma. Në vatrën e parë primare janë therur dhe asgjësuar në mënyrë të sigurt 65 dele. Në dy vatrat e tjera janë asgjësuar gjithsej 61 dele.

Agjencia ka ndërmarrë masa për parandalimin e përhapjes dhe vendosjen nën kontroll të sëmundjes, duke përcaktuar:

Zonë mbrojtëse prej 3 kilometrash

Zonë nën mbikëqyrje prej 10 kilometrash

Janë ndaluar lëvizjet e deleve dhe dhive në këto zona, po kryhet regjistrimi i të gjitha fermave dhe kontroll klinik i kafshëve, ndërsa në rast dyshimi merren mostra për testim laboratorik. Në fermat ku është konfirmuar sëmundja janë urdhëruar masa për pastrim, dezinfektim dhe trajtim të ambienteve, mjeteve dhe pajisjeve.

Po ashtu po zhvillohet hetim epidemiologjik për të përcaktuar burimin e mundshëm dhe mënyrën e përhapjes së sëmundjes. Është forcuar kontrolli i masave të biosigurisë në fermat brenda zonave të përcaktuara.

Për të parandaluar përhapjen:

Ndalohet funksionimi i tregjeve të bagëtive për dele dhe dhi në gjithë vendin

Ndalohet organizimi i panaireve, ekspozitave dhe aktiviteteve të tjera me këto kafshë

Sëmundja është e pranishme edhe në Greqi, Bullgari dhe Serbi.

Autoritetet theksojnë se sëmundja nuk është zoonozë, pra nuk transmetohet dhe nuk është e rrezikshme për njerëzit, por mund të shkaktojë humbje të mëdha ekonomike.

Qumështi i papërpunuar dhe produktet e tij nga zonat nën mbikëqyrje (10 km) mund të dalin në treg vetëm pas trajtimit termik/pasterizimit në 72°C për 15 minuta. Jashtë zonave restriktive, qumështi dhe produktet mund të përdoren normalisht.

Ndalohet lëvizja e deleve dhe dhive nga zonat e kufizuara për therje, përveç nëse kryhet në thertore të miratuar brenda zonës dhe pasi kafshët të kontrollohen klinikisht. Veterineri zyrtar duhet të marrë mostra për testim nga çdo kafshë e dyshimtë.

Edhe therja për nevoja shtëpiake në këto zona duhet të raportohet te shoqëria veterinare përkatëse, e cila kryen kontrollin klinik dhe njofton veterinerin zyrtar të Agjencisë.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Në ndeshjen Bashkimi – AP Brera u shënuan dy gola, nesër do të luhen edhe dy ndeshje tjera
Next Article Andonovski: “Roaming si në shtëpi me BE-në” për qytetarët është përfitim i madh
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?