By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gordana Dimitrieska-Koçoska: Maqedonia dhe Sllovakia kanë potencial të madh për bashkëpunim ekonomik
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > Gordana Dimitrieska-Koçoska: Maqedonia dhe Sllovakia kanë potencial të madh për bashkëpunim ekonomik
EkonomiMaqedoni

Gordana Dimitrieska-Koçoska: Maqedonia dhe Sllovakia kanë potencial të madh për bashkëpunim ekonomik

admin
Last updated: 07/05/2026 11:25
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup/Bratisllavë, 07 maj, Zhurnal.mk – Maqedonia e Veriut dhe Sllovakia kanë potencial të madh për avancimin e bashkëpunimit ekonomik, ndërsa Bratisllava mbetet një mbështetëse e fuqishme e integrimit evropian të vendit dhe e reformave që lidhen me procesin eurointegrues.

Kjo u konstatua në takimin kokë më kokë mes ministres së Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, dhe homologut të saj sllovak, Ladislav Kamenicky, i cili ishte nikoqir i takimit.

Në takim u theksua se Sllovakia është e gatshme të transferojë përvojat dhe njohuritë e saj në Maqedoninë e Veriut, veçanërisht në fusha ku konsiderohet më e avancuar dhe që janë me rëndësi për përmbushjen e kritereve të nevojshme për anëtarësim në Bashkimi Evropian.

Sipas njoftimit, mbështetja dhe transferimi i “know-how”-it pritet të përfshijë financat publike, luftën kundër evazionit tatimor dhe menaxhimin e investimeve publike.

Në takim u potencua gjithashtu mbështetja e fuqishme e Sllovakisë për zbatimin e Strategjisë nacionale zhvillimore, e cila konsiderohet dokument kyç për përcaktimin e politikave të ardhshme zhvillimore të vendit.

Ministrja Gordana Dimitrieska-Koçoska theksoi se Qeveria dhe Ministria e Financave mbeten të fokusuara në ruajtjen e stabilitetit makroekonomik dhe të financave publike, si dhe në zbatimin e konsolidimit gradual fiskal dhe arritjen e normave më të larta të rritjes ekonomike.

“Bëhet fjalë për reforma dhe hapa që janë prioritet në programet qeveritare, por edhe në masat dhe politikat për të cilat u diskutua në takimet e djeshme në Bruksel”, theksoi ministrja.

Bashkëbiseduesit vlerësuan se bashkëpunimi ekonomik ndërmjet dy vendeve duhet të avancohet më tej, duke theksuar nevojën për thellimin e lidhjeve të biznesit, shkëmbimin e informacioneve dhe realizimin e projekteve të përbashkëta.

You Might Also Like

Lukarevska: Çdo i treti fëmijë jeton nën pragun e varfërisë, buxheti i ri shkurton nga më të rrezikuarit

Kristijan Koraboski, dhunuesi i 26-vjeçares në Ohër kishte 1.29 promil alkool në gjak

Kovaçevski: Investime të reduktuara në spitale, shkolla dhe bujqësi, buxheti i ri nuk sjell një standard më të mirë jetese

Forumi i Grave i VLEN-it kërkon drejtësi të paanshme për viktimat e dhunës ndaj grave!

Mickoski dënon rrahjen e vajzës në Ohër: Autori i sulmit do të përballet me drejtësinë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Gjykata Penale e dënon me 12 vjet burg Stojançe Jovanovskin për dhunë në familje dhe nxitje për vetëvrasje
Next Article Mucunksi rithekson refuzimin për ndryshime të kushtetutës për bisedimet e anëtarësimit në BE
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ministria e Drejtësisë po heton mesazhin e Russell Brand nga burgu ku pretendon se ai nuk është fajtor
Bota
Tërheqja e forcave aleate në Jemen “trondit” Riadin, Arabia Saudite shkarkon komandantin e koalicionit
Bota
SHBA rrit praninë ushtarake në Lindjen e Mesme, aeroplanmbajtësja “USS Theodore Roosevelt” mbërrin në rajon
Bota
Mërgim Lushtaku godet Kurtin: Gjashtë vjet na shite patriotizëm me “duaje tënden”, ndërsa rrymën e blinin nga Serbia
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?