By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ndërtimi i Bypassit të Elbasanit, hapen tenderat 60 mln euro! Afati deri më 10 qershor, punimet nisin nga Bradasheshi e lidhen me rrugën e re të Korridorit 8
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Ndërtimi i Bypassit të Elbasanit, hapen tenderat 60 mln euro! Afati deri më 10 qershor, punimet nisin nga Bradasheshi e lidhen me rrugën e re të Korridorit 8
MaqedoniShqipëri

Ndërtimi i Bypassit të Elbasanit, hapen tenderat 60 mln euro! Afati deri më 10 qershor, punimet nisin nga Bradasheshi e lidhen me rrugën e re të Korridorit 8

admin
Last updated: 07/05/2026 20:23
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Elbasan, 7 maj Zhurnal.mk – Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur dy procedura tenderuese për ndërtimin e Bypass-it të Elbasanit, një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore pjesë e Korridorit 8 dhe që pritet të ndikojë direkt në uljen e trafikut.

Fondi limit për dy tenderat është 60.5 milionë euro dhe afati për të marrë pjesë në garë është deri më 10 qershor 2026. Fituesi më pas do të ketë në dispozicion 2 vite për të përfunduar punimet në 4.2 kilometra rrugë.

“Ky segment rrugor, fillon në Bradashesh ku bashkohet me autostradën Tiranë-Elbasan dhe mbaron në afërsi të luginës së lumit Shkumbin. Zona është me reliev fushor”, thuhet në dokumente.

Më tej detajohen me shifra ngarkesa e kësaj rruge e cila lidh jo vetëm juglindjen e Shqipërisë, por vijon përtej kufirit drejt vendeve të rajonit.

“Sipas të dhënave të fundit, fluksi mesatar ditor varion nga 25,000 në 30,000 automjete, që arrin deri në 35,000 automjete në ditë gjatë orëve të pikut”, thuhet në raport.

Në dokumentet e tenderit thuhet se me nisjen e punimeve autoritetet duhet të marrin masa për të menaxhuar trafikun, duke krijuar rrugë alternative për automjetet dhe këmbësorët për të shmangur bllokimin e rrugëve kryesore.

Në total i gjithë projekti për ndërtimin e Bypassit të Elbasanit pritet të kushtojë 240 milionë euro, shifër e caktuar edhe në programin e qeverisë të politikave prioritare.

You Might Also Like

Rrufeja goditi pikën kufitare “Evzoni”, turistët mbetën të bllokuar

Australia hap dyert për qytetarët e Evropës

“Në 4 Korrik, e gjithë diaspora këtu”, dita e 24 e protestës, qytetarët të grumbulluar para Kryeministrisë, kërkojnë qeveri teknike

Georgievski: E formova VMRO-në për të shpëtuar nga kthetrat serbe

Editorial / Ku ateroi letra e Ali Ahmetit që ia shkroi Donald Trumpit?

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Alarm në Manastir: Nxënësi i klasës së shtatë publikon listë me kërcënime për vrasje në TikTok
Next Article Gjendet e vdekur në banesë një studente 20-vjeçare nga Turqia
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Aksident në Veles, ndërron jetë një këmbësor pas goditjes nga kamioni
Kronika
Në Holandë kryhet për herë të parë eutanazia e një fëmije nën 12 vjeç
Bota
Rrufeja goditi pikën kufitare “Evzoni”, turistët mbetën të bllokuar
Maqedoni
Australia hap dyert për qytetarët e Evropës
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?