By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Alarm në Manastir: Nxënësi i klasës së shtatë publikon listë me kërcënime për vrasje në TikTok
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kronika > Alarm në Manastir: Nxënësi i klasës së shtatë publikon listë me kërcënime për vrasje në TikTok
Kronika

Alarm në Manastir: Nxënësi i klasës së shtatë publikon listë me kërcënime për vrasje në TikTok

admin
Last updated: 07/05/2026 20:19
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Manastir, 7 maj Zhurnal.mk – ​Një nxënës i klasës së shtatë, në rrjetin social TikTok, ka publikuar një listë me emrat dhe mbiemrat e bashkënxënësve të tij, duke i kërcënuar se do t’i likuidojë. Në postim ishte shënuar edhe data e saktë e planifikuar për këtë veprim.

​Drejtori i shkollës fillore “Stiv Naumov” nga Manastiri, në një bisedë për 4news.mk, thotë se është mbajtur mbledhje me prindërit dhe se janë njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme dhe Qendra për Punë Sociale. Ai konfirmon se incidenti ka ndodhur jashtë ambienteve të shkollës.

”Në kuadër të kompetencave tona, shkolla ka ndërmarrë masat e duhura për mbrojtjen dhe mbështetjen e nxënësve, si dhe aktivitete për qetësimin e situatës dhe sigurimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë nxënësit dhe punonjësit.

I bëjmë thirrje publikut të përmbahet nga përhapja e informacioneve të paverifikuara dhe të respektojë privatësinë dhe dinjitetin e të gjithë personave të përfshirë, veçanërisht duke pasur parasysh se bëhet fjalë për të mitur. Siguria dhe mirëqenia e nxënësve mbetet prioriteti ynë më i lartë dhe shkolla do të vazhdojë të bashkëpunojë me institucionet kompetente deri në zbardhjen e plotë të rastit”, theksoi drejtori Nikole Piskaçev.

​Edhe pse përmbajtjet nuk janë publikuar brenda shkollës dhe as gjatë procesit mësimor, pas ankesës së marrë nga një grup prindërish, shkolla njoftoi pa vonesë institucionet përkatëse – MPB-në, Qendrën për Punë Sociale dhe Departamentin e Arsimit në Komunën e Manastirit, me qëllim që rasti të hulumtohet plotësisht dhe të procedohet më tej në mënyrë institucionale.
​Prindërit e nxënësit që bëri postimin kanë njoftuar se do ta ndërrojnë shkollën e fëmijës së tyre.

​Ky rast ka shkaktuar shqetësim të madh, duke kujtuar ngjarjen e tre viteve më parë në Beograd, ku 13-vjeçari Kosta K., me një listë në dorë, hyri në shkollë dhe vrarë një numër të madh të moshatarëve të tij dhe rojën e shkollës.

You Might Also Like

Gjenden marihuanë dhe kokainë në Shtip, privohen nga liria tre persona, është ngritur kallëzim penal

Digjet vetura në një vend parkimi në Tetovë

Zjarr në kasolle bagëtishë në fshatin Gllogjë

Ndalohet një person nga rrethina e Tetovës

Aksident me katër automjete në rrugën Gostivar–Strazhë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Astrit Iseni nga foltorja e OKB-së në Nju Jork: Maqedonia e Veriut forcon bashkëpunimin ndërkombëtar
    Next Article Ndërtimi i Bypassit të Elbasanit, hapen tenderat 60 mln euro! Afati deri më 10 qershor, punimet nisin nga Bradasheshi e lidhen me rrugën e re të Korridorit 8
    Leave a comment

    Leave a Reply

    You must be logged in to post a comment.

    Stay Connected

    FacebookLike
    TwitterFollow
    YoutubeSubscribe
    TelegramFollow
    - Advertisement -
    Ad imageAd image

    Latest News

    Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
    Maqedoni TOP LAJM
    Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
    Bota
    SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
    Maqedoni
    Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
    Showbizz

    Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

    Quick Link

    • Editorial
    • Analiza
    • Rekomanduar

    Sign Up for Our Newsletter

    Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

    © 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
    Welcome Back!

    Sign in to your account

    Lost your password?