By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Raporti i Ombudsmanit: Gjykatat prijnë në shkeljen e të drejtave
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Raporti i Ombudsmanit: Gjykatat prijnë në shkeljen e të drejtave
Maqedoni

Raporti i Ombudsmanit: Gjykatat prijnë në shkeljen e të drejtave

admin
Last updated: 14/05/2026 10:19
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 14 maj Zhurnal.mk – Veprim i vonuar ose mungesë e plotë e veprimit nga institucionet pas rekomandimeve të Avokatit të Popullit për shkeljen e të drejtave të qytetarëve, konstaton Ombudsmani në raportin për vitin e kaluar të prezentuar para deputetëve.

Edhe më tej më së shumti të drejtat shkelen nga gjykatat, ndërsa pothuajse në të gjitha fushat numri i rasteve të shkeljes së të drejtave është në rritje.

Kështu, nga mbi 2.900 lëndë që kanë mbërritur, 1.810 janë përfunduar, ndërsa në mbi 400 prej tyre është konstatuar shkelje.
“Avokati i Popullit, duke vepruar sipas ankesave individuale, ashtu si edhe në vitet e kaluara, edhe në vitin e kaluar konstaton se procedurat në fushat kompetente zgjasin shumë dhe se nuk merret parasysh efikasiteti i procedurave, me ç’rast palët nuk marrin njoftime në kohë për statusin e lëndëve të tyre.”, – deklaroi avokati i Popullit, Faton Selami.

Opozita e lavdëroi raportin, por i vuri në dukje Ombudsmanit se nuk ka bërë mjaftueshëm për rastin në Koçan.

“Më tej ta mbani lëndën hapur, të keni komunikim me qytetarët që duhet të realizojnë të drejtat. Sidomos kujdesi ynë duhet të jetë i madh para së gjithash për njerëzit, të rinjtë që janë lënduar, disa prej të cilëve morën trajtim me vonesë, morën me vonesë mjete të ndryshme ndihmëse që të mund t’i përdorin gjymtyrët, në çfarë gjendje janë.”, – theksoi deputetja e PRSD-së, Sonja Mirakovska.

Është shqetësuese që çdo e katërta ankesë është konfirmim i shkeljes, thotë deputeti Murat.

“Dhe se rreth 400 raste të shkeljes së vërtetuar janë pa përgjigje nga shkelësit, deri më sot ashtu qëndron në raport, nuk kemi përgjigje prej tyre.”, – u shpreh deputeti i Frontit Evropian, Sali Murat.

Raporti i Avokatit të Popullit këtë herë është përgatitur për vitin 2025, vit në të cilin për gjashtë muaj institucioni punoi pa një Ombudsman të zgjedhur.

You Might Also Like

Në Likovë u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së PDSH-së në kuadër të përgatitjeve për Kongresin IX

Bullizmi dhe dhuna në shkolla, zgjiidhja përmes besimit prind-fëmijë

Projektligji për procedurën kontestimore kalon filtrin e parë në Kuvend

Prilep dhe SHBA thellojnë bashkëpunimin: Prodanski pret në takim të ngarkuarën me punë të Ambasadës Amerikane

Raporti i Komisionit Evropian për Maqedoninë do të tregojë se ka përparim, ka përshpejtim të reformave

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Xi: Çështja tajvaneze mund të rrisë tensionin me SHBA-në
Next Article Numri i turistëve të huaj në rritje për 6,9% në Maqedoninë e Veriut
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Likovë u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së PDSH-së në kuadër të përgatitjeve për Kongresin IX
Maqedoni
Bullizmi dhe dhuna në shkolla, zgjiidhja përmes besimit prind-fëmijë
Maqedoni
Projektligji për procedurën kontestimore kalon filtrin e parë në Kuvend
Maqedoni
Prilep dhe SHBA thellojnë bashkëpunimin: Prodanski pret në takim të ngarkuarën me punë të Ambasadës Amerikane
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?