By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Alarm nga MPB: Kujdes nga faqet e rreme për pagesa të “gjobave”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Alarm nga MPB: Kujdes nga faqet e rreme për pagesa të “gjobave”
Maqedoni

Alarm nga MPB: Kujdes nga faqet e rreme për pagesa të “gjobave”

admin
Last updated: 14/05/2026 10:43
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 14 maj Zhurnal.mk – Sektori për Krim Kompjuterik pranë Byrosë për Siguri Publike dhe Njësia për Siguri Kibernetike pranë Departamentit për Informatikë dhe Telekomunikacion në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme informojnë opinionin se ditëve të fundit është vërejtur një dukuri e shpeshtë, ku persona të panjohur përmes numrit të huaj telefonik +639606963624 u dërgojnë qytetarëve në Maqedoni mesazhe për kinse kundërvajtje të regjistruar në trafik dhe kërkojnë pagesë me kartelë bankare përmes një ueb-faqeje të rreme: http://mvr.govmk.cam/mk

Mashtrimi realizohet në atë mënyrë që, pasi qytetarët klikojnë në linkun e dërguar në mesazh, ai i dërgon në një faqe të rreme të MPB-së ku kërkohet të shkruajnë targat e automjetit të tyre, e më pas hapet një dritare tjetër ku paraqitet kinse një kundërvajtje dhe kërkohet pagesë prej 1.500 denarësh.

“Apelojmë deri te qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe të mos u besojnë mesazheve që vijnë nga ueb-faqe jo legjitime të Ministrisë, si dhe të mos lënë të dhëna personale apo të dhëna të kartelave të pagesës, të cilat më pas mund të keqpërdoren.

Gjithashtu, Sektori për Krim Kompjuterik pranë MPB-së apelon që qytetarët dhe personat juridikë të mos hapin linke të dyshimta dhe dokumente të bashkëngjitura në mesazhe që nuk vijnë nga dërgues të verifikuar dhe të njohur, me qëllim që të mos bien pre e mashtrimeve të këtij lloji”, thonë nga MPB.

Për ta njohur më lehtë mesazhin e vërtetë, qytetarët duhet të dinë se te pjesa e dërguesit duhet të shkruajë MVR-SC.

You Might Also Like

Shteti nxjerr në shitje 990 automjete të dëmtuara, shiten si hekurishte dhe ja kushtet për blerje

Buçkovski: Konflikti i 2001-shit, s’filloi vetëm për të drejtat e shqiptarëve, por edhe për ndarjen e Maqedonisë

Spitalet në Kërçovë, Tetovë dhe Shtip nuk do të ndërtohen me kredinë britanike, por me kredi nga Banka Botërore dhe BEI

Dorëhiqet drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Strugë, dr. Arben Labenishti

Plani për ndarjen në vitin 2001 dështoi për shkak të vlerësimit të Pentagonit se ishte i pamundur pa gjakderdhje të madhe

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Shpjegohet arsyeja pse Messit iu anulua golit i het-trikut në fitoren ndaj Cincinnatit
Next Article Rikthim fantastik në fund, Cavaliers marrin fitore të madhe dhe janë pranë finales
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Shteti nxjerr në shitje 990 automjete të dëmtuara, shiten si hekurishte dhe ja kushtet për blerje
Maqedoni TOP LAJM
Objekti i panjohur shkel hapësirën ajrore të Moldavisë
Bota
Letonia kërkon 7 miliardë euro nga BE-ja për të përballuar pasojat e luftës së Rusisë
Bota
Huthit sulmojnë një anije në Detin e Kuq
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?