By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: MASH-i, me mbështetjen e Telekomi i Maqedonisë, do të implementojë në mënyrë graduale dëftesat digjitale
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > MASH-i, me mbështetjen e Telekomi i Maqedonisë, do të implementojë në mënyrë graduale dëftesat digjitale
Maqedoni

MASH-i, me mbështetjen e Telekomi i Maqedonisë, do të implementojë në mënyrë graduale dëftesat digjitale

admin
Last updated: 14/05/2026 16:59
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 14 maj Zhurnal.mk – Krahas dëftesave të shtypura në letër në fund të këtij viti shkollor, nxënësit nga klasa e parë deri në të tretë për herë të parë do të pranojnë edhe dëftesa digjitale, si rezultat i përkushtimit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për digjitalizimin e arsimit. Ky është hap i rëndësishëm në procesin e modernizimit të shërbimeve arsimore në vend dhe realizohet me mbështetjen e Telekomi i Maqedonisë.

„Këtë vit shkollor fillojmë me vendosjen graduale të dëftesave digjitale. Ato do të kenë vlefshmëri të njëjtë me dëftesat në letër, të cilat gradualisht do të zëvendësohen, gjë që do të lehtësojë punën administrative të shkollave, do të ulë shpenzimet për shtypje dhe do të mundësojë qasje online në dokument në çdo kohë. Vazhdojmë me digjitalizimin e sferës së arsimit. Jam e kënaqur me intensitetin e këtij procesi, sepse pothuajse të gjitha procedurat për realizimin e të drejtave dhe shërbimeve janë thjeshtësuar dhe realizohen në mënyrë elektronike. Mbetet edhe regjistrimi në arsimin e lartë, ndërsa me implementimin e dëftesave digjitale hapet mundësia për realizimin edhe të këtij qëllimi”, deklaroi ministrja Vesna Janevska gjatë vizitës së sotme në Telekomi i Maqedoni.

Telekomi i Maqedonisë ka dhuruar nënshkrime elektronike për të gjitha 368 shkollat fillore në vend, me ç’rast do të mundësohet realizim më i thjeshtë, më i shpejtë dhe më efikas i procesit të lëshimit të dëftesave digjitale.

„ Digjitalizimi i arsimit është një nga investimet më të rëndësishme për të ardhmen e shtetit. Nxënësit e sotëm janë gjenerata që do të jetojnë, mësojnë dhe punojnë në botë plotësisht digjitale, prandaj është e rëndësishme të krijojmë një sistem arsimor modern, efikas dhe të aksesueshëm. Si lider në transformimin digjital, Telekomi i Maqedonisë ka përgjegjësinë të mbështesë në mënyrë aktive proceset që sjellin përfitime afatgjata për shoqërinë. Me sigurimin e nënshkrimeve elektronike për të gjitha shkollat fillore, kontribuojmë në digjitalizim më të shpejtë, më të thjeshtë dhe më efikas të arsimit dhe mbetemi partner i fortë i institucioneve në krijimin e shërbimeve moderne për gjeneratat e reja”, deklaroi Goran Markoviq drejtor kryesor ekzekutiv .

Me futjen e dëftesave digjitale, nxënësit dhe familjet e tyre do të kenë qasje më të lehtë dhe më të shpejtë në dokumente, ndërsa shkollat do të përfitojnë proces më efikas administrativ dhe arkivë të përhershme elektronike. Çdo dëftesë digjitale ruhet në arkivë të përhershme elektronike dhe sipas nevojës dhe kërkesës së nxënësit ose familjes së tij, mund të shtypet nga shkolla. Në vitet në vijim, dëftesat digjitale do të fillojnë të zbatohen gradualisht edhe për nxënësit e klasave më të larta.

You Might Also Like

Taravari: 200 mijë maqedonas me pasaporta bullgare, nëse Shqipëria hynë në BE, çdo shqiptar do kërkojë pasaportë shqiptare

Lukarevska: LSDM nuk është kundër votimit të diasporës, LSDM është kundër grabitjes zgjedhore

Mickoski: Gjatë ditës së sotme do të dorëzohen në Kuvend emrat e ministrave të rinj

Kuvendi i RMV-së ka miratuar Ligjin për Procedurën Civile, i cili do të lejojë që seancat gjyqësore të zhvillohen me mjete elektronike

Me 40 milionë euro nga BE janë blerë pajisje të reja për Armatën e RMV-së

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Konsensus për Kodin Etik të deputetëve, lajmin e jep Gashi nga Zvicra
Next Article Sali dhe VLEN thonë se reformat në arsim të lartë po japin rezultate konkrete
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Taravari: 200 mijë maqedonas me pasaporta bullgare, nëse Shqipëria hynë në BE, çdo shqiptar do kërkojë pasaportë shqiptare
Maqedoni
Lukarevska: LSDM nuk është kundër votimit të diasporës, LSDM është kundër grabitjes zgjedhore
Maqedoni
Sulme të reja ndaj të miturve në Shkup: Një djalë i sulmuar në Karposh dhe një vajzë në Qendër
Kronika
Fotografi, emra dhe gjurmë deri te Xhandarmëria: Kush lidhet me sigurimin e Vesellinoviqit dhe Radoiçiqit?
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?