By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Begaj pret Admiralin amerikan Wikoff: Prania e NATO-s dhe SHBA-së është jetike për Ballkanin
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Begaj pret Admiralin amerikan Wikoff: Prania e NATO-s dhe SHBA-së është jetike për Ballkanin
Shqipëri

Begaj pret Admiralin amerikan Wikoff: Prania e NATO-s dhe SHBA-së është jetike për Ballkanin

admin
Last updated: 14/05/2026 18:56
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 14 maj Zhurnal.mk – Shqipëria do të vijojë të mbështesë partneritetin strategjik me SHBA-të dhe angazhimin në NATO. Mesazhi u dha nga Presidenti Bajram Begaj gjatë takimit me admiralin amerikan George M. Wikoff.

Gjatë takimit, Begaj përgëzoi Admiralin George M. Wikoff për vizionin me të cilin po drejton Komandën e Forcës së Bashkuar në Napoli në një situatë komplekse gjeopolitike dhe vlerësoi këtë Komandë me rol thelbësor për sigurinë, paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë.

“Komanda e Forcës së Përbashkët dhe misioni i KFOR-it janë shtylla të forta për paqen dhe stabilitetin në rajon”, – vlerësoi Presidenti i Republikës. Presidenti theksoi rëndësinë që ka për Shqipërinë Partneriteti strategjik me SHBA -të.

“Ky partneritet strategjik është shumë i çmuar për Shqipërinë dhe ka qenë transformues për Forcat e Armatosura Shqiptare”, – u shpreh Presidenti i Republikës, i cili vlerësoi prezencën amerikane dhe të NATO-s në rajon si të donosdoshme dhe garanci për sigurinë, stabilitetin dhe zhvillimin.

Përballë situatës aktuale të sigurisë të rrezikuar nga vatrat e konfliktit në Ukrainë dhe në Lindjen e Mesme, Presidenti i Republikës u shpreh se në këtë kohë duhet marrë më shumë përgjegjësi për të investuar, si për mbrojtjen kombëtare, edhe për atë kolektive. “Në këtë drejtim Shqipëria është e angazhuar në forcimin e mëtejshëm të kapaciteteve mbrojtëse dhe modernizimit të Forcave të Armatosura si edhe për rritjen e kontributit në Aleancë”, – tha Presidenti Begaj.

Duke iu referuar nismave ndërshtetërore që lidhen me sigurinë dhe zhvillimin rajonal, Presidenti i Republikës shprehu falënderim për mbështetjen e SHBA-ve dhe Komandës së Forcave të Përbashkëta të Aleancës në Napoli për përfshirjen e Korridorit VIII në korridoret e reja të lëvizshmërisë. “Korridori VIII ka një rëndësi strategjike për Shqipërinë, rajonin dhe NATO-n jo vetëm për sigurinë dhe fushën e mbrojtjes, por edhe për forcimin e marrëdhënieve të vendeve në rajon dhe është një investim në stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit, – vlerësoi Kreu i Shtetit”.

Presidenti Begaj theksoi rëndësinë e angazhimit të vazhdueshëm të SHBA-së në KFOR për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe për të mbështetur stabilitetin më të gjerë rajonal në Ballkanin Perëndimor. “Për Shqipërinë, prania e NATO-s, KFOR-it dhe prezencës amerikane në KFOR është me rëndësi strategjike dhe thelbësore për të ardhmen e të gjithë rajonit”, – u shpreh Presidenti Begaj. Në fund të takimit, Presidenti Begaj siguroi Admiralin George M. Wikoff se Shqipëria do të vazhdojë të jetë e përkushtuar ndaj partneritetit të fortë strategjik të SHBA-së, dhe ndaj NATO-s.

You Might Also Like

Pakt Rama-Berisha për integrimin, mazhoranca dhe opozita bashkojnë votat për miratimin e rezolutës për anëtarësimin në BE. 114 pro, abstenon vetëm Leskaj i PD

Zbulohen prapaskenat e paktit PS-PD për votimin e rezolutës së anëtarësimit në BE, telefonata Balla- Bardhi në mesnatë. Cilët janë 4 negociatorët që formuluan draftin

Ceremonia e akordimit të Çmimit të Karlit të Madh për ish-kryeministrin italian Draghi, Rama: Kënaqësi dhe nder të jem sërish pjesë e grupit të miqve të nderit

Begaj pret Komandantin e Komandës së Forcës së Bashkuar në Napoli

Foto-lajm/ “Qetësi dhe dashuri” në Kuvend për integrimi, mungojnë bllokimi i foltores dhe përplasjet me Gardën. Ferit Hoxha “i zë vendin” Ramës. Çfarë nuk u pa nga seanca

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Zëvendësdrejtori i ZZHTI Aziz Maksuti viziton kompaninë italiane “Condevo MK” në Shtip: Kujdesi ndaj investitorëve mbetet prioritet strategjik
Next Article Mbronte anijet që kalonin në Ngushticën e Hormuzit, Irani fundos me shpërthim “arsenalin lundrues”
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Likovë u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së PDSH-së në kuadër të përgatitjeve për Kongresin IX
Maqedoni
Bullizmi dhe dhuna në shkolla, zgjiidhja përmes besimit prind-fëmijë
Maqedoni
Projektligji për procedurën kontestimore kalon filtrin e parë në Kuvend
Maqedoni
Prilep dhe SHBA thellojnë bashkëpunimin: Prodanski pret në takim të ngarkuarën me punë të Ambasadës Amerikane
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?