By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Deputetët e PD largohen nga seanca, Berisha: Me paketën e re fiskale do rrisni më shumë çmimet dhe taksat
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Deputetët e PD largohen nga seanca, Berisha: Me paketën e re fiskale do rrisni më shumë çmimet dhe taksat
Shqipëri

Deputetët e PD largohen nga seanca, Berisha: Me paketën e re fiskale do rrisni më shumë çmimet dhe taksat

admin
Last updated: 18/11/2026 12:00
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 18 nëntor, argument.mk/ – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në seancën plenare, ku po diskutohet projektligji për buxhetin e vitit 2027 dhe paketa fiskale, e cilësoi “buxhetin si buxheti i vjedhjes”.

Ai tha se me paketën e re fiskale qeveria do të rëndojë më tej qytetarët përmes rritjes së çmimeve dhe taksave. Në fjalën e tij, Berisha i cilësoi përfaqësuesit e qeverisë si të zhytur në korrupsion, teksa shtoi se mazhoranca nuk ka legjitimitet.

Berisha u ndal edhe te raporti i EUROSTAT-it, duke pretenduar se pavarësisht rritjes së të ardhurave, varfëria mes shqiptarëve është shtuar. Sipas tij, çmimet në Shqipëri janë më të larta se mesatarja evropiane, duke e bërë më të vështirë jetesën për qytetarët.

“A e kuptoni ju që nuk keni asnjë të drejtë morale të merreni me buxhetin? Ju nuk keni legjitimitet. Ju keni humbur çdo legjitimitet. Ju keni dalë nga zgjedhje të plaçkitura dhe keni mbrojtur korrupsioni”, deklaroi Berisha.

“Dhjetë miliardë vjedhje me paketën fiskale të ndëshkimit të shqiptarëve. A jetoni në Shqipëri apo jo? A e dini ju se EUROSTAT deklaroi dje se për shqiptarët, të ardhurat janë rritur, varfëria është shtuar? A e dini o qytetarë pse ka ndodhur kjo? Sepse janë pjesëtuar prodhimi i përgjithshëm për frymë me gjithsej 2 milion e 200 mijë shqiptarë”, u shpreh Berisha.

“Por po t’i krahasosh me çmimet, shqiptarët janë më të varfrit në Evropë. Në qoftë se maqedonasit blejnë me çmime që janë 60 për qind e çmimeve evropiane, shqiptarët blejnë me çmime që janë 110 për qind të çmimeve evropiane”, tha Berisha.

Kreu i PD-së paralajmëroi se paketa fiskale do të sjellë një tjetër rritje të barrës ekonomike për qytetarët.

“A e dini ju pse janë rritur të ardhurat? Se raporti i lekut me dollarin është në qiell. Pra, çfarë do u bëni ju më keq shqiptarëve se tani t’ua rrisni dhe taksat. Se tani t’ua rrisni edhe më tej çmimet. Çmimet janë 110 për qind të mesatares evropiane. Tani me këtë paketë do t’i përzini prapë. Të parët që duhen përzënë nga Shqipëria jeni ju, po nuk do përziheni, do shkoni atje ku e keni vendin”, përfundoi Berisha.

Deputetët e Partisë Demokratike u larguan nga salla sapo nisi paraqitja e projektbuxhetit dhe paketës fiskale nga Kryeministri Edi Rama.

You Might Also Like

Berisha: Ftoj të gjithë faktorët opozitarë që të bashkohemi kundër Ramës

Holanda mbështet sistemin gjyqësor shqiptar për arsyetimin e vendimeve penale në Gjykatën e Lartë

Miratimi nga DASH i dy sistemeve të artilerisë raketore M142 HIMARS, Nufi: Forcojmë mbrojtjen e vendit dhe kontributin në NATO

Rama: Lehtësi fiskale për rreth 32 mijë tatimpagues, biznesi i vogël pa tatim mbi fitimin deri në 2029-ën

Balla: Buxheti 2027 më i madhi në histori, ulen çmimet e ushqimeve dhe karburanteve

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Jennifer Lopez zbulon çfarë i tha terapisti i saj pas divorcit nga Affleck: Më duhej pak kohë ta kuptoja
Next Article Rama: Lehtësi fiskale për rreth 32 mijë tatimpagues, biznesi i vogël pa tatim mbi fitimin deri në 2029-ën
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Shiroka Pula takoi Grupin Punues për Hartimin, Bashkërendimin dhe Harmonizimin e Strategjisë Shtetërore për procedurat e Apelit
Kosovë
Ford po përgatit një kamionçinë më të lirë për t’i bërë konkurrencë prodhuesve kinezë
Auto
Bullgarët në Kushtetutë? Siljanovska kundër ndryshimeve të reja: Ndryshimet e shpeshta dobësojnë rendin juridik
Maqedoni
Prokuroria e Brukselit lëshon ftesë për Xhavit Halitin
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?