Tiranë, 18 nëntor, argument.mk/ – Ambasadorja e Holandës në Shqipëri, Marleen Monsted, zhvilloi një takim me kryetarin e Gjykatës së Lartë, Ilir Panda, në kuadër të bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e drejtësisë.
Ambasada e Holandës në Tiranë njoftoi se pas takimit, Gjykata e Lartë organizoi një trajnim të specializuar mbi hartimin dhe arsyetimin e vendimeve gjyqësore penale.
Në trajnim morën pjesë gjyqtarë të Kolegjit Penal dhe këshilltarë ligjorë, ndërsa ekspertizën e saj e ofroi gjyqtarja Tamara Trotman nga Gjykata e Lartë e Holandës.
Aktiviteti zhvillohet në kuadër të projektit MATRA për Gjykatën e Lartë, i zbatuar nga SSR, i cili synon të mbështesë institucionin shqiptar dhe të forcojë bashkëpunimin gjyqësor mes Shqipërisë dhe Holandës.
Sipas ambasadës holandeze, projekti kontribuon në ndërtimin e një sistemi drejtësie më efikas, më të përgjegjshëm dhe më të besueshëm.

