By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ministrit britanik i Shëndetësisë dha dorëheqjen, reagon Starmer
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Ministrit britanik i Shëndetësisë dha dorëheqjen, reagon Starmer
Bota

Ministrit britanik i Shëndetësisë dha dorëheqjen, reagon Starmer

admin
Last updated: 14/05/2026 19:01
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Londër, 14 maj Zhurnal.mk – Kryeministri britanik, Keir Starmer, ka deklaruar se “i vjen sinqerisht keq” për dorëheqjen e Wes Streeting nga posti i ministrit të Shëndetësisë, në një zhvillim që po trondit Partinë Laburiste pas humbjeve të fundit në zgjedhjet lokale.

Dorëheqja e Streeting u bë publike pasditen e së enjtes dhe, sipas mediave britanike, interpretohet si një lëvizje presioni ndaj Starmer për t’u larguar nga posti i kryeministrit dhe nga drejtimi i laburistëve.

Në letrën e tij të përgjigjes, Starmer shprehet se është “thellësisht i zhgënjyer” nga largimi i Streeting, ndërsa e falënderon për bashkëpunimin shumëvjeçar dhe kontributin në rikthimin e Partisë Laburiste në pushtet.

“Kemi punuar së bashku për shumë vite dhe dua t’ju falënderoj për gjithë punën tuaj të palodhur, si për rikthimin tonë në qeveri, ashtu edhe për arritjet tuaja si ministër i Shëndetësisë”, shkruan Starmer.

Kryeministri britanik vlerësoi veçanërisht punën e ish-ministrit në Sistemin Kombëtar Shëndetësor britanik (NHS), duke theksuar se ai ndihmoi në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe në adresimin e problemeve kryesore të sistemit.

Starmer u ndal edhe te rezultatet e dobëta të zgjedhjeve lokale për laburistët, ku partia humbi rreth 1.500 vende, si dhe kontrollin e Senedd në Uells dhe dhjetëra këshillave lokale në Angli.

“Rezultatet e zgjedhjeve lokale të javës së kaluar ishin jashtëzakonisht të vështira”, deklaroi ai, duke shtuar se shumë anëtarë të partisë panë aleatët e tyre politikë të humbnin mandatet.

Më tej, Starmer paralajmëroi se kundërshtarët politikë të laburistëve përbëjnë “një kërcënim real” për vlerat e partisë dhe për vendin.

“Të gjithë në parti e dimë shumë mirë se kundërshtarët tanë janë më të rrezikshëm se kurrë. Ata përbëjnë një kërcënim real për vlerat që mbrojmë, për komunitetet që përfaqësojmë dhe për vendin që duam”, u shpreh ai.

Në fund të letrës, Starmer theksoi se të gjithë drejtuesit e Partisë Laburiste kanë detyrimin të përballen me atë që ai e quajti “betejë për shpirtin e kombit”, ndërsa shtoi se shpreson të vazhdojë bashkëpunimin me Streeting brenda partisë.

You Might Also Like

Ambasadat perëndimore evakuohen urgjentisht me helikopterë nga Kievi: Kolaps me përmasa historike në kryeqeqytet

Rodosi në gatishmëri për shkak të stuhive, autoritetet: Vëmendje e veçantë ndaj rrufeve

Vijojnë tensionet, goditet me raketë anija cisternë në Ngushticën e Hormuzit

Gjermania feston Ditën e Bashkimit

Ukraina merr 2.9 miliardë euro mbështetje ekonomike nga BE-ja

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mbronte anijet që kalonin në Ngushticën e Hormuzit, Irani fundos me shpërthim “arsenalin lundrues”
Next Article Mërgim Lushtaku reagon ndaj deklaratave të VV-së për rastin në Skenderaj
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

“Turpi i përket atyre që filmuan”/ Videot intime në rrjetet sociale, reagon këngëtarja Eli Fara: Po përjetoj një dhimbje që nuk ia uroj asnjë gruaje
Showbizz
Moti i prishi sezonin, prodhimi i mjaltit ra ndjeshëm
Maqedoni
Muhamet Hoxha prezanton në Kuvend ndryshimet në Ligjin për Mjedisin Jetësor, synohet harmonizimi me BE-në
Maqedoni
Në Muzeun e Maqedonisë hapet ekspozita “Tekstilet e jashtëzakonshme të Meksikës” Maliqi: Kultura po forcon lidhjet mes dy popujve
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?