By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Prokuroria hap hetim për kryetarin e Gjykatës së Gostivarit dhe një administrator, si i zhvatën 8 mijë euro
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Prokuroria hap hetim për kryetarin e Gjykatës së Gostivarit dhe një administrator, si i zhvatën 8 mijë euro
Maqedoni

Prokuroria hap hetim për kryetarin e Gjykatës së Gostivarit dhe një administrator, si i zhvatën 8 mijë euro

admin
Last updated: 14/05/2026 20:06
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Gostivar, 14 maj Zhurnal.mk – Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka hapur hetim ndaj kryetarit të Gjykatës Themelore të Gostivarit dhe një administratori gjyqësor, nën dyshimin për marrje të shpërblimit për ndikim të paligjshëm.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, dy të dyshuarit gjatë periudhës janar 2023 – 2025 dyshohet se, duke shfrytëzuar pozitën dhe ndikimin e tyre zyrtar, kanë kërkuar dhe pranuar gjithsej 8.000 euro, me qëllim ndërhyrjen te gjyqtarë të Gjykatës Themelore të Gostivarit dhe Gjykatës së Apelit në Gostivar, lidhur me një kontest civil.

Hetimi sqaron se fillimisht është kërkuar një shumë prej 5.000 eurosh për ndërhyrje te një gjyqtar në Gjykatën e Gostivarit, me qëllim marrjen e një vendimi për përsëritjen e procedurës në një lëndë për të cilën më herët ishte marrë aktgjykim refuzues. Pasi kjo nuk është realizuar, sipas Prokurorisë, është kërkuar edhe një shumë shtesë prej 3.000 eurosh për të ndikuar te gjyqtarët e shkallës së dytë, për shfuqizimin e vendimit që nuk lejonte përsëritjen e procedurës.

Në rast është përfshirë edhe administratori gjyqësor, i cili dyshohet se ka pranuar 800 euro shtesë për kryerjen e një veprimi zyrtar lidhur me një dokument të dorëzuar nga një përmbarues.

Prokuroria thekson se të dyshuarit, në bashkëkryerje dhe me dashje, kanë shfrytëzuar ndikimin e tyre real dhe të supozuar për të kërkuar dhe pranuar ryshfet, me qëllim ndërhyrjen në vendime gjyqësore.

Për të dy personat e përfshirë, Prokuroria ka kërkuar masa kujdesi, ndërsa procedura hetimore është në vijim.

You Might Also Like

Shteti nxjerr në shitje 990 automjete të dëmtuara, shiten si hekurishte dhe ja kushtet për blerje

Buçkovski: Konflikti i 2001-shit, s’filloi vetëm për të drejtat e shqiptarëve, por edhe për ndarjen e Maqedonisë

Spitalet në Kërçovë, Tetovë dhe Shtip nuk do të ndërtohen me kredinë britanike, por me kredi nga Banka Botërore dhe BEI

Dorëhiqet drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Strugë, dr. Arben Labenishti

Plani për ndarjen në vitin 2001 dështoi për shkak të vlerësimit të Pentagonit se ishte i pamundur pa gjakderdhje të madhe

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article MK25 dhe Mexhiti diskutojnë për zhvillimin ekonomik dhe përkrahjen e diasporës
Next Article Raporti i Komisionit Evropian për Maqedoninë do të tregojë se ka përparim, ka përshpejtim të reformave
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Shteti nxjerr në shitje 990 automjete të dëmtuara, shiten si hekurishte dhe ja kushtet për blerje
Maqedoni TOP LAJM
Objekti i panjohur shkel hapësirën ajrore të Moldavisë
Bota
Letonia kërkon 7 miliardë euro nga BE-ja për të përballuar pasojat e luftës së Rusisë
Bota
Huthit sulmojnë një anije në Detin e Kuq
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?