Kërçovë, 15 maj, Zhurnal.mk – Kryeministri Hristijan Mickoski, gjatë vizitës së sotme në Kërçovë, u shoqërua nga ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani.
I pyetur nga gazetarët nëse do të vazhdojë bashkëpunimi me Limanin, pavarësisht raportimeve për marrëdhënie të përkeqësuara me VLEN, Mickoski dha një përgjigje të shkurtër.
“A e shihni që z. Limani është me mua…”, deklaroi kryeministri.
Deklarata vjen në një periudhë të spekulimeve politike për raportet brenda shumicës qeveritare dhe raportet me përfaqësues të VLEN-it në ekzekutiv. Deri më tani nuk ka pasur deklarime zyrtare për ndryshime eventuale në bashkëpunimin mes partnerëve qeveritarë.

