By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Ligji i ri për lojërat e fatit” VLEN: Po i japim fund përhapjes së pakontrolluar të kumarit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > “Ligji i ri për lojërat e fatit” VLEN: Po i japim fund përhapjes së pakontrolluar të kumarit
Maqedoni

“Ligji i ri për lojërat e fatit” VLEN: Po i japim fund përhapjes së pakontrolluar të kumarit

admin
Last updated: 15/05/2026 16:36
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 15 maj, Zhurnal.mk – VLEN në një komunikat për media vlerëson se për herë të parë pas shumë vitesh shteti po vendos interesin e qytetarëve para interesave të industrisë së kumarit, përmes ligjit të ri për lojërat e fatit që, sipas tyre, synon mbrojtjen e familjeve, të rinjve dhe rendit shoqëror.

Nga VLEN thonë se Qeveria po ndërmerr hapa konkretë për të vendosur më shumë rend, përgjegjësi dhe mbrojtje reale për qytetarët, duke theksuar se ligji i ri nuk është vetëm masë kundër kazinove, por një mekanizëm për mbrojtjen e familjes dhe shoqërisë, përcjell Zhurnal.mk.

Sipas tyre, për vite me radhë kumari ka ndikuar negativisht në ekonomitë familjare, ka rritur varësinë tek të rinjtë dhe është përhapur pranë shkollave dhe lagjeve të banuara.

Në reagim theksohet se përmes këtij ligji synohet mbrojtja e familjeve nga varfërimi dhe borxhet, mbrojtja e të rinjve nga varësia dhe degradimi social, si dhe mbrojtja e shkollave dhe hapësirave edukative nga ndikimi i industrisë së lojërave të fatit.

VLEN nënvizon se një nga masat kryesore është vendosja e distancës minimale prej 500 metrash të objekteve të lojërave të fatit nga shkollat, si dhe ndalimi i reklamimit agresiv të tyre dhe kufizime të tjera ligjore.

“Shoqëria nuk mund të ndërtohet mbi varësi, borxhe dhe humbje shprese. Shoqëria ndërtohet mbi familje të forta, të rinj të mbrojtur dhe institucione që vendosin interesin publik mbi interesat e industrive që dëmtojnë qytetarët”, thuhet në reagimin e VLEN-it.

Nga koalicioni shtojnë se mbrojtja e familjes dhe rinisë mbetet obligim moral dhe institucional dhe se ky ligj paraqet fillimin e rikthimit të rendit, përgjegjësisë dhe dinjitetit në shoqëri.

You Might Also Like

Leunora Kaliqi emërohet U.D. Kryeredaktore e TVM2

Qehaja: Në Jabollçisht këndi lojërave “Parku Miqve” është donacion nga Kosova

Ministrja e Financave paralajmëroi ndryshime për tatimin minimal global

Mickoski: Rritëm për 7.000 denarë pernsionet, mundësuam jetë më të dinjitetshme për pensionistët

Mickoski për Kodin Zgjedhor: Ditët e fundit patëm debat konstruktiv, Koalicioni LSDM dhe Levica në moment të fundit e bllokojnë Ligjin me amendamente

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ndryshime në Kuvend, Adnan Azizi zgjidhet kryetar i Komitetit për Marrëdhënie mes Bashkësive
Next Article E rrahu nxënësin, arrestohet mësuesi
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Leunora Kaliqi emërohet U.D. Kryeredaktore e TVM2
Maqedoni
Qehaja: Në Jabollçisht këndi lojërave “Parku Miqve” është donacion nga Kosova
Maqedoni
Ministrja e Financave paralajmëroi ndryshime për tatimin minimal global
Maqedoni
Mickoski: Rritëm për 7.000 denarë pernsionet, mundësuam jetë më të dinjitetshme për pensionistët
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?