Shkup, 15 Maj, Zhurnakl.mk – Numri i të porsalindurve në dhjetë vitet e fundit në Maqedoni të Veriut ka shënuar një rënie për 30%, thanë sot përfaqësuesit e shoqatës shoqatës vendore të gjinekologëve dhe obstetërve MAGO.
Sipas të dhënave të preantuara sot në dekadën e fundit vendi ka patur 15500 lindje fëmijësh në vitin 2025 përderisa ky numër ishte rreth 23,000 dhjetë vjet më parë.
“Kur shikojmë prapa një dekadë, shohim se kemi një rënie prej rreth 30 përqind të numrit të të porsalindurve,” citohet nga nezavisen.mk të ketë thënë sot Elena Dzikova nga Klinika Universitare për Gjinekologji dhe Obstetrikë dhe anëtare e Bordit Drejtues të MAGO.
“Ky nuk është vetëm një numër, por një sinjal se duhet të investohet shumë më tepër në shëndetin riprodhues të grave, në mbështetjen e familjeve dhe në kujdesin sistemik që do të fillojë që në moshën më të hershme”, tha ajo.
Maqedonia e Veriut në vitin 2001 kishte numrin më të madh të banorëve ndonjëherë: 2,034,882 ndërsa të dhënat e fundit, ato të vitit për vitin 2024, sipas entit të statistikave thonë se vendi kishte 1 822 612 banorë duke shënuar kështu një tkurrje popullate banuese për rreth 212 000 banorë për 23 vite. / Zhurnak-mk

