By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Koçiu: Forumi Botëror Urban në Baku, pikëtakimi i vizioneve për qytete më të jetueshme
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Koçiu: Forumi Botëror Urban në Baku, pikëtakimi i vizioneve për qytete më të jetueshme
Shqipëri

Koçiu: Forumi Botëror Urban në Baku, pikëtakimi i vizioneve për qytete më të jetueshme

admin
Last updated: 19/05/2026 12:49
By admin 1 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 19 maj, Zhurnal.mk – Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu mori pjesë në Forumin Botëror Urban 2026, (World Urban Forum 2026), të zhvilluar në Baku, Azerbajxhan, ku liderë botërorë, përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare, ekspertë dhe politikëbërës diskutuan mbi sfidat dhe zgjidhjet që lidhen me urbanizimin, zhvillimin e qëndrueshëm dhe të ardhmen e qyteteve.

Në një postim në rrjetet sociale Koçiu tha se ky forum ishte një pikëtakimi i vizioneve dhe ideve që synojnë qytete më të jetueshme, më inteligjente dhe më pranë qytetarëve.

Në këtë forum Koçiu theksoi rëndësinë e ndërtimit të qyteteve të sigurta, rezistente dhe gjithëpërfshirëse përballë sfidave globale të strehimit, urbanizimit dhe ndryshimeve klimatike.

Gjithashtu Koçiu prezantoi prioritetet e Shqipërisë për zhvillimin urban të së ardhmes, të fokusuara në forcimin e rezistencës ndaj ndryshimeve klimatike, investimet në cilësinë urbane dhe avancimin e iniciativës “Smart City”, përmes përdorimit të teknologjisë dhe sistemeve inteligjente.

“Shqipëria është sot një shembull konkret se si vizioni politik dhe investimet strategjike transformojnë qytetet dhe modelin ekonomik të vendit”, tha Koçiu gjatë punimeve të forumit.

Forumi Botëror Urban 2026 është një nga platformat më të rëndësishme ndërkombëtare kushtuar zhvillimit urban, strehimit dhe qëndrueshmërisë së qyteteve.

You Might Also Like

Qeveria i kalon Bashkisë Shkodër 89.65% të aksioneve të shoqërisë “Duhan Cigare” në likuidim

Pas heqjes së non gratës, Berisha merr vizën për të udhëtuar drejt SHBA

Bushati: As 2 milionë protestues nuk e detyrojnë Ramën të japë dorëheqjen

Ndryshime në Policinë e Shtetit, Luigj Vathi merr drejtimin e Kufirit dhe Migracionit në Korçë

Veliaj i hoqi kompetencat, Anuela Ristani njofton largimin pas 11 vitesh nga Bashkia e Tiranës

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Nxori inerte në zonën e mbrojtur në Vjosë, prokuroria e Fierit dërgon për gjykim kompaninë dhe administratorin
Next Article Ibrahimović: Marrëdhënie fqinjësore të shkëlqyera me Shqipërinë, angazhim i përbashkët ndaj vlerave evropiane
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë
Maqedoni
Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup
Maqedoni
Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara
Maqedoni
Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?