By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rama: Do të revoltohesha edhe unë njësoj nga tërheqja zvarrë e protestuesit në Zvërnec, akt i neveritshëm
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Rama: Do të revoltohesha edhe unë njësoj nga tërheqja zvarrë e protestuesit në Zvërnec, akt i neveritshëm
Shqipëri

Rama: Do të revoltohesha edhe unë njësoj nga tërheqja zvarrë e protestuesit në Zvërnec, akt i neveritshëm

admin
Last updated: 01/06/2026 10:36
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 01 qershor, Zhurnal.mk – Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste reagoi sot lidhur me situatën e krijuar për investimin e zonës së Zvërnecit, ndërsa e konsideroi të neveritshëm aktin e  tërheqjes  zvarrë të njërit prej protestuesve.

Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Rama i dërgoi një mesazh të drejtpërdrejtë të gjithë atyre që janë revoltuar dhe janë rreshtuar edhe kundër tij personalisht, pasi panë aktin e neveritshëm.

“Ju kam dëgjuar, ju kam lexuar dhe ju kuptoj shumë mirë, madje ju siguroj se në vendin tuaj dhe unë po njësoj do të revoltohesha dhe do të rreshtohesha kundër qeverisë dhe kundër kryeministrit”, tha Rama.

Sipas tij, është e tmerrshme që disa roje private sigurie në sytë e Policisë së Shtetit, pas një gardhi me tela me gjemba, të ulërinin si kafshë dhe të merrnin nga jashtë brenda një njeri në të drejtën e vetë.

“Ta tërhiqnin zvarrë nëpër plazhin e rrethuar e pastaj Polica të thoshte që i zvarrituri u fut vetë në pronën private dhe në këtë mënyrë ta relativizonte dhunën. Ndërkohë që duhet t’i kishte arrestuar aty në vend ata që morën zvarrë protestuesin”, shtoi Rama.

Kryeministri theksoi se i mirëkupton të gjithë ata që kanë reaguar dhe mbase duke pasur parasysh se çfarë ka bërë kur ishte në anën tjetër të barrikadës do të kishte bërë edhe më keq se ata.

“Do të kisha bërë edhe më keq se ju po të më thoshin se ajo tokë është e shtetit dhe shteti po ua fal të huajve. Madje kam vënë re se është përhapur gjithandej me shumë helm nga pas edhe legjenda se shteti po ia fal atë tokë Izraelit për të sjellë palestinezët në Zvërnec”, vijoi Rama.

“Do të kisha bërë më keq po të më thoshin se aty janë futur disa rusë që në bashkëpunim me oligarkët shqiptar do të rrafshojnë zonën e mbrojtur dhe ndërtojnë pallate; po të më thoshin se ajo ishte zonë e mbrojtur dhe qeveria e hoqi nga mbrojtja për ta falur tek të huajt që do vijnë për të shkatërruar biodiversitetin e zonës; po të më thoshin se në vend të flamingove dhe breshkave të ujit aty do të pastrohen para të e zeza të mafias ndërkombëtare”, u shpreh Rama.

You Might Also Like

Avokati i Popullit nënshkruan “Nismën për fëmijët”: E pajustifikueshme që mjekimi i tyre të bëhet me “GoFundMe”

Berisha: Dënoj dhunën në Zvërnec, mbështesim fuqishëm investimet e huaja

Hoxha me nënkryetarin e LDK-së: Kosova në moment të rëndësishëm politik dhe institucional

Hoxha: Kosova të konstituojë sa më shpejt institucionet e reja

MSHMS lançon Agjendën Kombëtare për të Drejtat e Fëmijëve 2027-2030

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article MSHMS lançon Agjendën Kombëtare për të Drejtat e Fëmijëve 2027-2030
Next Article Hoti: Për pesë vite nuk është bërë asgjë konkrete për hekurudhën Prishtinë-Durrës
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?