By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Derisa të bëhet digjitalizimi çmimi i ilaçit „Foster“ kundër astmës u rrit nga 300 në 1.081 denarë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Derisa të bëhet digjitalizimi çmimi i ilaçit „Foster“ kundër astmës u rrit nga 300 në 1.081 denarë
Maqedoni

Derisa të bëhet digjitalizimi çmimi i ilaçit „Foster“ kundër astmës u rrit nga 300 në 1.081 denarë

admin
Last updated: 23/06/2026 12:28
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 23 qershor, Zhurnal.mk – Çmimi i pompës për inhalim „Foster“, të cilën e përdorin pacientët me astmë dhe sëmundje pulmonare obstruktive kronike (SPOK), u rrit nga 300 në 1.081 denarë në farmacitë e Maqedonisë së Veriut, shkruan Sloboden Peçat, transmeton Zhurnal.

Çmimet e reja i publikoi Fondi i Sigurimit Shëndetësor të enjten më 18 qershor. Në pyetjen se pse pacientët për „Foster“ në farmaci paguajnë 1.081 denarë në vend të 300 denarëve të deritanishëm, nga Fondi për „Slloboden Peçat“ thanë se formimi dhe miratimi i çmimeve të ilaçeve është në kompetencë të Ministrisë së Shëndetësisë, edhe pse vetë Fondi është përgjegjës për formimin e çmimeve referente.

Por, „Foster“ u bë më i shtrenjtë për pacientët pasi në treg në listën pozitive u fut ilaçi gjenerik „Bloceta“, i cili sipas FSSHRMV-së është zëvendësim për „Foster“ dhe për të cilin pacientët nuk do të duhet të paguajnë shtesë. Çmimi i ilaçit origjinal „Foster“ u rrit për pacientët sepse FSSHRMV e zvogëloi pjesëmarrjen e tij në mbulimin e shpenzimeve për këtë ilaçt – pra e zvogëloi çmimin referent. Me fjalë të tjera, pagesa shtesë për pacientin u bë më e lartë.
Nga Fondi thonë se prezantimi e një ilaçi gjenerik për astmën dhe SPOK-un është një lehtësim financiar për pacientët.

“Me këtë personat e siguruar bëhen me një opsion terapeutik shtesë në ngarkesë të Fondit, pa pagesë shtesë për dallimin në çmim, gjë që siguron një disponueshmëri më të madhe të terapisë dhe lehtësim financiar për pacientët. Përfshirja e ilaçeve gjenerike në sistemin shëndetësor është një praktikë që aplikohet në sistemet më të zhvilluara shëndetësore evropiane dhe është në përputhje me rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë”, thonë nga Fondi Shëndetësor për „Slloboden Peçat“.
Por, ka pacientë që duan të vazhdojnë ta përdorin ilaçin e vjetër „Foster“, të cilin kompania „Providence“ e ka regjistruar dhe e importon në Maqedoni nga prodhuesi italian që nga viti 2009. Këta pacientë për „Slloboden Peçat“ thonë se do t’i shfrytëzojnë të gjithë mekanizmat ligjorë për reagim.

Një pompë „Foster“ ka 120 doza, ndërsa disa pacientë më kritikë me astmë dhe SPOK marrin edhe nga 8 doza në ditë në fazat fillestare të sulmeve. Për të gjithë ata një dozë „Foster“ deri më tani kushtonte 2,5 denarë, kurse nga e enjtja e njëjta dozë u kushton 10,6 denarë.
Që atëherë në rrjetet sociale ka reagime të shumta nga pacientët që publikojnë fotografi të llogarive fiskale me të cilat janë befasuar në farmaci dhe po përgatisin një parashtresë zyrtare drejtuar FSSHRMV-së, Agjencisë së Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore dhe Ministrisë së Shëndetësisë, me të cilën kërkojnë të kthehet çmimi i vjetër i ilaçit.

Marija Zafirova, nismëtare e parashtresës, për „Slloboden Peçat“ rritjen e çmimit të „Foster“ e vlerëson si „jonjerëzore“ dhe paralajmëron se pacientët do t’i shfrytëzojnë mekanizmat për reagim. Në shkrimin e saj janë përfshirë edhe juristë. Edhe Zafirova edhe nëna e saj janë të diagnostikuara me astmë dhe ajo druan se ngarkesa financiare nga çmimet e reja do të jetë shumë e madhe për njerëzit që kanë të ardhura prej vetëm 20 mijë denarë nga pensioni.
“ Bëhet fjalë për një ilaç me inhalim që për shumë njerëz nuk është zgjedhje, por një domosdoshmëri që të mund të marrin frymë normalisht. Fillova me mbledhjen e të dhënave dhe informacioneve nga të gjithë personat e prekur lidhur me çmimin e „Foster“, me qëllim që të përgatisim një parashtresë zyrtare drejtuar institucioneve kompetente. Brenda vetëm pak orëve më shkruan më shumë se 30 persona që duan të përfshihen me emër dhe mbiemër në parashtresë. Fillova sinqerisht, sepse nëna ime me pensionin e saj nuk do të ketë mundësi të ndajë një mijë denarë vetëm për të marrë frymë”, thotë Zafirova në një deklaratë për „Slloboden Peçat“.

You Might Also Like

Rrufeja goditi pikën kufitare “Evzoni”, turistët mbetën të bllokuar

Australia hap dyert për qytetarët e Evropës

Georgievski: E formova VMRO-në për të shpëtuar nga kthetrat serbe

Editorial / Ku ateroi letra e Ali Ahmetit që ia shkroi Donald Trumpit?

Çavuşoğlu: BE-ja të jetë e sinqertë – Maqedonisë iu kërkua të ndryshojë flamurin dhe emrin, ndërsa tani t’i pranojë se nuk janë maqedonas

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Shoqata Debreshi kërkon falje publike nga Taravari: Do të shqyrtojmë procedura ligjore për deklaratën ndaj protestuesve
Next Article Pse Azir Aliu i lejon infermierët dhe mjekët të ikin?
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Aksident në Veles, ndërron jetë një këmbësor pas goditjes nga kamioni
Kronika
Në Holandë kryhet për herë të parë eutanazia e një fëmije nën 12 vjeç
Bota
Rrufeja goditi pikën kufitare “Evzoni”, turistët mbetën të bllokuar
Maqedoni
Australia hap dyert për qytetarët e Evropës
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?