By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gjykata Kushtetuese: Rritja e pagave është me efekt të shtyrë, Kuvendi ka afat deri më 1 tetor për të ndërhyrë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Gjykata Kushtetuese: Rritja e pagave është me efekt të shtyrë, Kuvendi ka afat deri më 1 tetor për të ndërhyrë
Maqedoni

Gjykata Kushtetuese: Rritja e pagave është me efekt të shtyrë, Kuvendi ka afat deri më 1 tetor për të ndërhyrë

admin
Last updated: 23/06/2026 16:36
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 23 qershor, Zhurnal.mk – Nëse Kuvendi, deri në datën e caktuar, nuk vepron në përputhje me qëndrimet e Gjykatës Kushtetuese të shprehura në vendimin e 17 qershorit, atëherë nga 1 tetori të këtij viti, gjatë llogaritjes së pagave të kryetarit dhe gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese do të zbatohen ndryshimet e Ligjit për pagën dhe shpërblimet e tjera për personat e zgjedhur dhe të emëruar në shtet, të miratuara në dhjetor 2024.

Nga Gjykata Kushtetuese vlerësojnë se kryetari dhe gjyqtarët duhet të dallohen si në status, ashtu edhe në koeficientët për llogaritjen e pagave nga pjesa tjetër e të zgjedhurve dhe të emëruarve, ose thënë ndryshe, funksionarëve.

Si argument shtesë, Gjykata përmend edhe vendimin e saj të 8 prillit të këtij viti, kur u shfuqizuan ndryshimet e Ligjit për pagat e gjyqtarëve në gjyqësorin e rregullt, me ç’rast atyre iu rrit koeficienti për llogaritjen e pagës. Kjo, sipas Kushtetueses, ka sjellë një situatë paradoksale ku pagat e kryetarit dhe gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë aktualisht janë më të larta se ato të kryetarit dhe gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Pas vendimit me të cilin Gjykata Kushtetuese vendosi të rikthejë koeficientët e vjetër nga viti 2024 për llogaritjen e pagave të kryetarit dhe anëtarëve të saj – që nënkupton rritjen e tyre – sot u publikua një sqarim se ky vendim ka efekt të shtyrë. Me shpjegim të shkruar, Gjykata thekson se Kuvendit, si organ legjislativ, i jepet afat shtesë deri më 1 tetor për të harmonizuar Ligjin për pagën dhe shpërblimet e tjera për personat e zgjedhur dhe të emëruar me qëndrimet juridike të Gjykatës, të shprehura në vendimin e miratuar më 17 qershor.

“Në këtë rast Gjykata zbatoi nenin 88 të Aktit të Gjykatës Kushtetuese dhe parashikoi efekt të shtyrë të vendimit, duke i lënë Kuvendit afat shtesë deri më 1 tetor 2026 për harmonizimin e zgjidhjes ligjore me qëndrimet juridike të Gjykatës,” thuhet në komunikatën e Gjykatës Kushtetuese.

Nëse Kuvendi nuk vepron deri në afatin e caktuar, nga 1 tetori të këtij viti, për llogaritjen e pagave të kryetarit dhe gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese do të zbatohen ndryshimet e Ligjit të dhjetorit 2024.

You Might Also Like

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit

SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit

Ridorëzohet kërkesa e dytë në Ministrinë e Drejtësisë: Provimet profesionale të jepen edhe në gjuhën shqipe

QMK: Rrezik i lartë nga zjarret në gjithë vendin

MF: 41 projekte të reja prioritare për investime publike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Studentët nga Klubi i të rinjve shqiptar në Kroaci sensibilizojnë eurodeputet per kërkesat e studentëve në RMV
Next Article Nga sporteli drejt administratës evropiane: Ministria e Transformimit Digjital e para për cilësi
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?