By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Klinika e Fëmijëve me mungesë stafi, pasi Ministria e Financave dha përgjigje negative për më shumë punësime
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Klinika e Fëmijëve me mungesë stafi, pasi Ministria e Financave dha përgjigje negative për më shumë punësime
Maqedoni

Klinika e Fëmijëve me mungesë stafi, pasi Ministria e Financave dha përgjigje negative për më shumë punësime

admin
Last updated: 24/06/2026 11:56
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 24 qershor, Zhurnal.mk – Punësimet në Klinikën e Fëmijëve, respektivisht mungesa e stafit për të cilën flet drejtori Rexhep Memedi, ka ngjallur mosmarrëveshje ndërmjet tij dhe Ministrisë së Financave. Memedi ankohet se që nga dita e parë si drejtor është ballafaquar me presione të mëdha nga repartet e klinikës dhe shefat e tyre me kërkesa për angazhim të personelit të mesëm mjekësor, sidomos infermiereve. Për këtë, siç shpjegon, në fillim të 2025 kam dërguar kërkesë zyrtare te Ministria e Financave për të në dhënë pëlqime për angazhim të personelit të ri me kontrata në vepër, shumica motra medicinale, personel teknik dhe pastrues.

“Në dhjetor të 2025 ne kemi dërguar Ministrisë së Financave kërkesën për t’i vazhduar të njëjtat pëlqime për këto punëtorë me kontrata. Përgjigje zyrtare nga MF kemi marr negative me 22.04.2026. Në atë moment të përgjigjes negative i kemi informuar punëtorët që nuk mund t’u vazhdohen kontratat sepse Ministria e Financave nuk ka dhënë pëlqime për t’u paguat ata të kontraktuarit. Nga ajo ditë ne ballafaqohemi me mungesë serioze të punëtorëve dhe vendohet në pikëpyetje organizimi i punës dhe cilësia e shërbimeve mjekësore për pacientët tanë”, tha Rexhep Memedi – drejtor i Klinikës për Sëmundje të Fëmijëve.

Mungesa e infermiereve ka bërë që dy reparte të Klinikës së Pediatrisë të shkrihen në një, përkatësisht
reparti i Imunologjisë do të bashkohet me atë të Pulmologjisë në Klinikën për sëmundje të fëmijëve. Drejtori Memedi, tha se reparti i Imunologjisë nuk është shfuqizuar, por bashkimi është bërë për shkak të mungesës së stafit mjekësor. Shumë infermiere sipas ligjit, gjysma me vendime pune janë të liruara nga kujdestaritë, disa në prag të pensionit e disa të tjera me pushime të lindjes.

“Nga 144 infermiere të angazhuara në këtë klinikë, me marrëdhënie të rregulla pune, 25 janë mbi 60 vjeçe, moshën që këtë vitit dhe të radhës plotësojnë kushtin e pensionimit, largohen! 15 infermiere janë mbi 57 vjeçe dhe sipas ligjit ato janë të liruara nga kujdestaritë. 11 infermiere punojnë me orar të shkurtuar pune, sipas vendimeve nga institucione kompetente për punë sociale”, u shpreh drejtori i Klinikës për Sëmundje të Fëmijëve, Rexhep Memedi.

Dje e pyetur pse Ministria e Financave ka dhënë përgjigje negative për rreth 50 punonjës në Klinikën e Fëmijëve, të cilët pohojnë se nga janari nuk kanë marrë paga dhe janë pa status të rregulluar, ministrja Gordana Dimitrievska-Koçoska tha se të dhënat rreth kësaj çështjeje nuk janë dhënë të sakta. Sipas saj, vitin e kaluar, kur janë kërkuar pëlqime për kontrata në vepër, në të njëjtën kohë është dhënë pëlqim edhe për punësimin e 38 personave me kohë të pacaktuar. Pra, sipas Koçoskës, Ministria nuk ka refuzuar pëlqime për mjekë dhe personel mjekësor. Sipas ministres, për personelin teknik, punësimet duhet të bëhen sipas mundësisë financiare që ka institucioni, duke ia hedhur kështu fajin drejtorit të klinikës.

You Might Also Like

Dr. Bekim Tateshi pas mbylljes së Repartit të Imunologjisë: Shëndetësia është në alarm, Bexhet Musliu: MSH Azir Aliu ka dështuar!

ASH: Rebalanci i buxhetit demaskon pushtetin, borxhi dëshmi e kolapsit ekonomik dhe politik

Kasami pret kryebashkiakun e Kukësit, fokus bashkëpunimi për projekte ndërkufitare

Kuvendi kalon disa propozim ligje në lexim të dytë

Latifi në takimin e WBIF: Investimet në rrjetin e transmetimit janë investime në sigurinë energjetike të vendit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Meta përplaset me Kryemadhin në sallën e gjyqit. Ish-Presidenti: I di vetë ajo veprimet e saj. Ish-bashkëshortja: Mos u merr me llafe grash, vjen këtu me thashethemet e Dumanit
Next Article Toshkovski: Interpelanca është një përpjekje e dobët politike për të ngadalësuar procesin e pastrimit të krimit dhe korrupsionit
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Dr. Bekim Tateshi pas mbylljes së Repartit të Imunologjisë: Shëndetësia është në alarm, Bexhet Musliu: MSH Azir Aliu ka dështuar!
Maqedoni TOP LAJM
ASH: Rebalanci i buxhetit demaskon pushtetin, borxhi dëshmi e kolapsit ekonomik dhe politik
Maqedoni
Kasami pret kryebashkiakun e Kukësit, fokus bashkëpunimi për projekte ndërkufitare
Maqedoni
Kuvendi kalon disa propozim ligje në lexim të dytë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?