By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kallëzime penale ndaj pronarëve dhe menaxherëve të dy firmave, i regjistruan objektet e papërfunduara në Agjencinë e Kadastrës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kallëzime penale ndaj pronarëve dhe menaxherëve të dy firmave, i regjistruan objektet e papërfunduara në Agjencinë e Kadastrës
Maqedoni

Kallëzime penale ndaj pronarëve dhe menaxherëve të dy firmave, i regjistruan objektet e papërfunduara në Agjencinë e Kadastrës

admin
Last updated: 24/06/2026 14:26
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 24 qershor, Zhurnal.mk – Drejtoria e Policisë Financiare ka paraqitur kallëzime penale në Prokurorinë Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dhe në Prokurorinë Publike Shkup kundër pesë persona fizikë: B.G. dhe G.F. si inxhinierë mbikëqyrës, si dhe E.N., M.G. dhe N.M., pronarë dhe menaxherë të dy personave juridikë, si dhe kundër vetë personave juridikë, për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës dhe autorizimit zyrtar” sipas nenit 353 të Kodit Penal të RMV-së, “Falsifikim ose shkatërrim i librave afariste” sipas nenit 280, “Mashtrim në dëm të mjeteve të Bashkimit Evropian – në tentativë” sipas nenit 249-a dhe “Përdorim i dokumentit me përmbajtje të pavërtetë” sipas nenit 380 të Kodit Penal.

Sipas njoftimit të Policisë Financiare, të kallëzuarit, në cilësinë e inxhinierëve mbikëqyrës, duke vepruar në kundërshtim me dispozitat ligjore, i kanë tejkaluar kufijtë e autorizimeve të tyre zyrtare, kanë kryer kontroll teknik të objekteve dhe kanë përgatitur raporte përfundimtare me përmbajtje të pavërtetë, në kundërshtim me nenin 33 dhe nenin 90 paragrafi 3 të Ligjit për Ndërtim. Me këtë u kanë mundësuar personave juridikë të regjistrojnë objektet e papërfunduara në Agjencinë e Kadastrës së Pasurive të Paluajtshme dhe të përfitojnë pasuri të kundërligjshme.

Pronarët dhe menaxherët e personave juridikë, edhe pse ishin të vetëdijshëm se objektet nuk ishin të përfunduara dhe nuk i plotësonin kushtet ligjore për vënie në përdorim, i kanë përdorur raportet përfundimtare me përmbajtje të pavërtetë si bazë për regjistrimin e objekteve në librat publikë të Agjencisë së Kadastrës së Pasurive të Paluajtshme, me qëllim të krijimit të një pamjeje të rreme për përmbushjen e kushteve për përdorim dhe për të mundësuar pagesën e mbështetjes financiare të miratuar nga Programi për Zhvillim Rural në kuadër të Instrumentit për Ndihmë Para-Anëtarësimit të Bashkimit Evropian (IPA 3 – IPARD 2021–2027), duke përfituar pasuri të kundërligjshme në vlerë totale prej 50.141.528 denarësh, thuhet në njoftimin e Policisë Financiare.

You Might Also Like

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit

SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit

Ridorëzohet kërkesa e dytë në Ministrinë e Drejtësisë: Provimet profesionale të jepen edhe në gjuhën shqipe

QMK: Rrezik i lartë nga zjarret në gjithë vendin

MF: 41 projekte të reja prioritare për investime publike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Rinis gjyqi ndaj Ilir Metës, avokati Cakrani: Akuza e SPAK bazohet mbi supozime
Next Article Fondi Pensional: Raporti i auditimit i referohet punës së Fondit për vitin 2024 kur menaxhohej nga ish‑drejtuesit
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?