By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Misioni monitorues i WBIF-it: Hoxha prezantoi progresin e projekteve kyçe mjedisore të mbështetura nga BE-ja
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Misioni monitorues i WBIF-it: Hoxha prezantoi progresin e projekteve kyçe mjedisore të mbështetura nga BE-ja
Maqedoni

Misioni monitorues i WBIF-it: Hoxha prezantoi progresin e projekteve kyçe mjedisore të mbështetura nga BE-ja

admin
Last updated: 24/06/2026 14:56
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 24 qershor, Zhurnal.mk – Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, prezantoi sot ecurinë në realizimin e projekteve kyçe mjedisore para anëtarëve të misionit monitorues të WBIF-it (Korniza e Investimeve për Ballkanin Perëndimor).

Në sektorin e ujërave, ministri vuri theksin te ndërtimi i Stacionit për trajtimin e ujërave të zeza në Shkup, si projekti më i madh i infrastrukturës ekologjike në vend, i cili mbështetet nga Banka Evropiane e Investimeve, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim si dhe nga Korniza e Investimeve për Ballkanin Perëndimor – WBIF. Ai përmendi gjithashtu stacionet e përfunduara me sukses në disa qytete, punimet që po vijojnë aktualisht në Manastir dhe Tetovë, si dhe përgatitjen e projekteve të reja.

Sa i përket menaxhimit të mbetjeve, ministri vlerësoi progresin e arritur drejt ngritjes së sistemit rajonal, i cili mbështetet nga BERZh-i, WBIF-i dhe fondet IPA. Ky sistem do të mundësojë një trajtim modern të mbetjeve, rritje të shkallës së riciklimit dhe kompostimit, zvogëlim të sasisë së mbetjeve që përfundojnë nëpër deponi, si dhe një bashkëpunim më të fortë ndërkomunal.

Paralelisht, po punohet për fuqizimin e kapaciteteve institucionale për zbatimin e projekteve, si dhe për një koordinim të rregullt me të gjithë partnerët. Në përmbyllje, Hoxha potencoi se Ministria mbetet plotësisht e përkushtuar për realizimin e suksesshëm dhe brenda afateve të këtyre projekteve, të cilat janë në interes të drejtpërdrejtë të të gjithë qytetarëve.

You Might Also Like

Lavrov akuza të forta në OKB: Evropa po bllokon bisedimet e paqes me Ukrainën, Perëndimi po shkon drejt rrugës pa krye

Granit Osmani: BDI-ja s’ka të drejtë ta përdorë emrin e UÇK-së për interesat e veta politike

ASH mbajti kuvendin zgjedhor në Tearcë, kryetar dege u zgjodh Mumin Xhemaili

Mickoski: Nevojiten rezultate të shpejta nga BE-ja për të ulur frustrimet e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor

Nesër në Shkup marsh protestues në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Sherri me Noizyn, rrëfehet Clevio: Hoqa syzet për respekt, më qëlloi me grusht
Next Article Editorial / Rikonstruimi i qeverisë, shtyhen zgjedhjet e parakohshme për fillimin e vitit 2027!
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Lavrov akuza të forta në OKB: Evropa po bllokon bisedimet e paqes me Ukrainën, Perëndimi po shkon drejt rrugës pa krye
Bota Maqedoni TOP LAJM
Rama njofton daljen me një mesazh para kombit
Shqipëri
Zvicra bindëse në Shkup, Maqedonia e Veriut e nis me humbje Ligën e Kombeve
Sport
Aksident i rëndë në Çair, motori përplaset me një veturë përballë Komunës
Kronika

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?