By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Editorial / Rikonstruimi i qeverisë, shtyhen zgjedhjet e parakohshme për fillimin e vitit 2027!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Editorial > Editorial / Rikonstruimi i qeverisë, shtyhen zgjedhjet e parakohshme për fillimin e vitit 2027!
EditorialMaqedoniRekomanduarTOP LAJM

Editorial / Rikonstruimi i qeverisë, shtyhen zgjedhjet e parakohshme për fillimin e vitit 2027!

admin
Last updated: 24/06/2026 15:00
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 24 qershor, Zhurnal.mk – Deri në fund të muajit do të ketë një rotacion të resorëve të ndryshëm në Qeveri midis partnerëve të koalicionit. Sipas paralajmërimeve, emra të rinj pritet të jenë në të paktën shtatë ose tetë ministri. Por, ajo që është sinjali kryesor i këtyre ndryshimeve në qeveri është fakti se zgjedhjet e parakohshme parlamentare që ishin paralajmëruar për sivjet, shtyhen dhe do të mbahen në fillim të vitit të ardhshëm, shkruan “Zhurnal.mk”.

Lëvizje dhe ndryshime në 7-8 ministri!

VMRO-DPMNE dhe VLEN kanë zhvilluar mbrëmë bisedime për rikonstruimin e qeverisë, i cili duhet të jetë gati deri në fillim të muajit të ardhshëm.

Në parim ekziston një marrëveshje midis dy partive sipas së cilës VLEN duhet t’i japë Shëndetësinë dhe Çështjet Sociale, dhe në këmbim të kësaj duhet të marrë nga VMRO-DPMNE-ja – Kulturën, Sistemin Politik dhe Sportin. Që do të thotë një ministri më shumë për partnerin shqiptar në qeveri.

Gjithashtu është shumë e mundshme që edhe ministri i drejtësisë të ndryshojë, por kjo do të jetë një Pazar që do bëhet midis dy partive maqedonase. Kjo nënkupton se VMRO-DPMNE mund ta marrë Ministrinë e Drejtësisë, kurse në këmbim të kësaj ZNAM-it do t’i ofrohet Ministria e Bujqësisë.

Ristrukturimi i qeverisë do të shkojë në dy drejtime – së pari, do të jetë më i plotë sepse do të ndryshohet më shumë se një e treta e përbërjes aktuale ministrore, që do të thotë se Parlamenti do të votojë për propozimin sikur të zgjidhte një qeveri të re.

Dhe, së dyti, VMRO-DPMNE do të forcojë gjithashtu pozitat e saj në degën ekzekutive – sepse do të marrë, kushtimisht, tre ministri “më të vështira” – Shëndetësinë, Çështjet Sociale dhe, ndoshta, Drejtësinë, dhe do t’u japë katër më “të lehta” – Kulturën, Sportin, Bujqësinë dhe Marrëdhëniet midis Komuniteteve.

Nëse arrihet një marrëveshje përfundimtare midis partnerëve në qeveri, ajo duhet të konfirmohet nga organet partiake të të gjithë partnerëve të koalicionit, me shumë mundësi këtë fundjavë. Pas kësaj, në fillim të javës së ardhshme, propozimi formal – së bashku me emrat e rinj për ministrat – do t’i paraqitet Parlamentit, shkruan “Zhurnal.mk”.

Shtyhen zgjedhjet e parakohshme për vitin e ardhshëm

Kryeministri Hristijan Mickoski para disa muajve doli me njoftim se gjatë këtij viti, vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Megjithatë, kjo deklaratë u zëvendësua me faktin se fillimisht do të ketë rifromatim të qeverisë dhe pastaj do shkohet në zgjedhje.

LSDM opozitare edhe pse kishte kërkuar gjithmonë se është për zgjedhje të parakohshme parlamentare së fundmi kishte thënë se nuk do t’i japë kryeministrit alibi për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, ndërsa riorganizimi i paralajmëruar i qeverisë do të sjellë vetëm ndryshime kozmetike pa përparim të konsiderueshëm për qytetarët.
Sipas LSDM-së, do të ketë zgjedhje kur të mbarojnë paratë, sepse ky është koncepti i qeverisjes së VMRO DPMNE-së.

Nga ana tjetër kryetari i Kuvendit Afrim Gash inga koalicioni VLEN ka thënë se ai është pro zgjedhjeve të rregullta parlamentare sepse vendi kea nevojë për stabilitet politik, por nëse shumica në Kuvend voton për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme atëherë ai dhe partia e tij nuk do të jenë kundër, shkruan “Zhurnal.mk”.

Por, është fakt se Qeveria po përgatitet për zgjedhje të parakohshme, sepse spekulime të tilla janë nxehur veçanërisht pasi kryeministri Mickoski tha në disa raste se Qeveria nuk ka plan për zgjedhje të parakohshme parlamentare, por është e përgatitur nëse “provokohet” nga opozita.

Rikonstruksioni i fundit që po përgatitet mund të interpretohet edhe si anulim i zgjedhjeve të sivjetshme të parakohshme dhe të njëtat të mbahen në vitin e ardhshëm, duke bërë kështu dhe një përpjekje për të arritur rezultate sa më pozitive të jetë e mundur deri në fund të këtij viti.

Por, “Zhurnal.mk”, nga burime të saja siguron se zgjedhjete ardhshme të parakohshme parlamentare pritet të mbahen në muajin Prill ose Maj të vitit 2027, ndërsa qeveria duhet të shpërbëhet ose thënë ndryshe të formohet qeveria teknike e “Përzhinos” një qind ditë përpara, dmth në fund të vitit ose menjëherë pas festave të Vitit të Ri dhe krishtlindjeve.

Ministrat e ri që do të marrin pushtetin në fillim të muajit të ardhshëm duhet t’i përveshin mirë krahët dhe të dëshmojnë veten se janë të aftë dhe kanë kapacitet që të kryejnë projekte në dobi të qytetarëve dhe të fitojnë besimin e tyre, shkruan “Zhurnal.mk”.

You Might Also Like

Dr. Bekim Tateshi pas mbylljes së Repartit të Imunologjisë: Shëndetësia është në alarm, Bexhet Musliu: MSH Azir Aliu ka dështuar!

ASH: Rebalanci i buxhetit demaskon pushtetin, borxhi dëshmi e kolapsit ekonomik dhe politik

Kasami pret kryebashkiakun e Kukësit, fokus bashkëpunimi për projekte ndërkufitare

Kuvendi kalon disa propozim ligje në lexim të dytë

Latifi në takimin e WBIF: Investimet në rrjetin e transmetimit janë investime në sigurinë energjetike të vendit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Misioni monitorues i WBIF-it: Hoxha prezantoi progresin e projekteve kyçe mjedisore të mbështetura nga BE-ja
Next Article Trump ka vendosur të zgjasë edhe për një vit gjendjen e jashtëzakonshme me Ballkanin Perëndimor
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Dr. Bekim Tateshi pas mbylljes së Repartit të Imunologjisë: Shëndetësia është në alarm, Bexhet Musliu: MSH Azir Aliu ka dështuar!
Maqedoni TOP LAJM
ASH: Rebalanci i buxhetit demaskon pushtetin, borxhi dëshmi e kolapsit ekonomik dhe politik
Maqedoni
Kasami pret kryebashkiakun e Kukësit, fokus bashkëpunimi për projekte ndërkufitare
Maqedoni
Kuvendi kalon disa propozim ligje në lexim të dytë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?