By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Cvetanoski: Për shkak të kaosit në shëndesi po rrezikohet jeta e fëmijëve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Cvetanoski: Për shkak të kaosit në shëndesi po rrezikohet jeta e fëmijëve
Maqedoni

Cvetanoski: Për shkak të kaosit në shëndesi po rrezikohet jeta e fëmijëve

admin
Last updated: 24/06/2026 15:20
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 24 qershor, Zhurnal.mk – Anëtarja e Bordit Ekzekutiv të LSDM-së, Simona Cvetanoski, përmes një deklarate për media drejtoi akuza serioze ndaj pushtetit, duke pohuar se për shkak të kaosit administrativ është rrezikuar shëndeti i pacientëve më të vegjël në Klinikën e Fëmijëve.

„Jeta e fëmijëve me sëmundje imunitare është e rrezikuar për shkak të kaosit administrativ dhe institucional të pushtetit të Mickoskit. Nuk ka personel mjekësor në Klinikën e Fëmijëve. Shkatërrim i sistemit shëndetësor që nuk është në gjendje të kujdeset as për shëndetin e fëmijëve“, deklaroi Cvetanoski.

Ajo kritikoi ministren e financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, duke theksuar se justifikimet për vonesat në dhënien e pëlqimeve për punësimin e personelit mjekësor janë të papranueshme kur bëhet fjalë për jetë njerëzish.

„Koçoska justifikohet se kërkesa për pëlqim për punësim ka ardhur me vonesë. Pse nuk janë tejkaluar më herët pengesat administrative, sidomos kur bëhet fjalë për jetën e fëmijëve? E vërteta është se pëlqime për punësim ka pasur dhe janë kërkuar që nga fillimi i këtij viti, por nga financat ka pasur vonesë prej katër muajsh“, tha Cvetanoski.

Sipas opozitës, problemi qëndron tek mjetet buxhetore, të cilat shpenzohen pa destinacion në vend që të drejtohen në sektorët vitalë.

„Nuk ka para në Buxhet për punësime të reja, sepse kjo qeveri kriminale dhe shpërdoruese nuk kujdeset për shëndetin e qytetarëve, as për më të vegjlit. Ky kaos dhe kjo papërgjegjësi, kjo mungesë është në dëm të fëmijëve. Jetët e fëmijëve janë në rrezik“, thuhet në komunikatën e LSDM-së.

Në fund, LSDM kërkoi ndalimin e menjëhershëm të të gjitha shpenzimeve dytësore për të zgjidhur menjëherë problemin e Klinikës së Fëmijëve.

„LSDM kërkon të gjendet menjëherë zgjidhje, të sigurohen punësimet e nevojshme dhe të garantohet mbrojtja shëndetësore në Klinikën e Fëmijëve. Shkurtoni tenderët, jepni para për fëmijët. Për fëmijët bëhet fjalë“, përfundoi Cvetanoski.

You Might Also Like

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit

SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit

Ridorëzohet kërkesa e dytë në Ministrinë e Drejtësisë: Provimet profesionale të jepen edhe në gjuhën shqipe

QMK: Rrezik i lartë nga zjarret në gjithë vendin

MF: 41 projekte të reja prioritare për investime publike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Trump ka vendosur të zgjasë edhe për një vit gjendjen e jashtëzakonshme me Ballkanin Perëndimor
Next Article Avokatja kumanovare gjendet e vdekur në zyrën e saj
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?