Shkup, 24 qershor Zhurnal.mk – Në seancën e 106-të të Kuvendit, në të cilën nuk u pranua propozimi i deputetëve nga E Majta për interpelancë ndaj ministrit të Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski, pasdite u miratuan tre ligje në lexim të dytë.
U miratuan Ligji për ndryshimin e Ligjit për shërbimet mediatike audio dhe audiovizuale, Ligji për ndryshimin e Ligjit për dërgimin e punëtorëve nga Republika e Maqedonisë në shtete të tjera për kryerjen e punëve ndërtimore përmes kontratave të projektit dhe për kryerjen e punëve të tjera sezonale, si dhe Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për automjetet.
Në kuadër të seancës së 106-të u miratua edhe vendimi për shpalljen e një konkursi publik për emërimin e anëtarit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, Shërbime të Ujit dhe Menaxhim me Mbeturintat Komunale të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Seanca e 106-të është ndërprerë dhe për vazhdimin e saj do të njoftohet më vonë. Në rend dite të kësaj seance mbeten shtatë propozim-ligje me procedurë të shkurtuar: për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve për arsimin fillor; për arsimin e mesëm; për angazhimin e punës të personave; për Këshillin e Prokurorëve Publikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut; për sigurinë e trafikut rrugor; për kontributet nga sigurimi i detyrueshëm shoqëror; si dhe Propozim-ligji për lizing financiar.

