By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mickoski: Pas provokimeve qëndron një propagandë e organizuar bullgare në shtetin tonë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mickoski: Pas provokimeve qëndron një propagandë e organizuar bullgare në shtetin tonë
Maqedoni

Mickoski: Pas provokimeve qëndron një propagandë e organizuar bullgare në shtetin tonë

Redaksia
Last updated: 26/06/2026 11:36
By Redaksia 4 Min Read
Share
Screenshot
SHARE

Shkup, 26 qershor, Zhurnal.mk – Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, në intervistë për MRT me rastin e dy viteve të mandatit të qeverisë, theksoi se pas provokimeve që ndodhën në periudhën e kaluar, bëhet fjalë për një fushatë të organizuar bullgare në vendin tonë, që ka për qëllim promovimin e gjërave të papranueshme, përmes një ose dy figurave politike.

“Pasionet e ulëta dhe fushata e organizuar janë të dukshme këtë periudhë. Ne jemi të angazhuar me rikonstruksionin dhe ata po e shfrytëzojnë hapësirën e lirë, një apo dy figura politike në shtet, për t’u përpjekur të promovojnë diçka që askush nuk mund ta pranojë. Kjo është një përpjekje më e gjerë për ndikim këtu. Një diplomat mjaft me përvojë, në një bisedë tonën të përbashkët shumë kohë më parë, para 7-8 vitesh në fillimet e mia si kryetar i VMRO-DPMNE-së, më tha se nëse ndonjëherë mendoni se gjërat në politikë kanë ndodhur rastësisht, më besoni, nuk është kështu, gaboni, sepse thjesht nuk keni qenë të informuar për atë që dikush ka planifikuar. Kështu që kam shumë pak besim te rastësia në politikë”, thotë kryeministri Mickoski.

Lidhur me kontestin, kryeministri Mickoski theksoi se nëse për ne vlen rregulli se marrëveshja duhet të respektohet, atëherë duhet të vlejë edhe për ta, por fqinji lindor nuk dëshiron t’i zbatojë obligimet e veta dhe t’i zbatojë vendimet e Gjykatës për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, me qëllim që të mos u japin legjitimitet pjesëtarëve të komunitetit maqedonas në Bullgari.

“Fqinji ynë lindor ka marrë obligime që t’i respektojë të drejtat e njeriut, ka ratifikuar rezolutë, që do të thotë se duhet t’i sigurojë të drejtat e njeriut të komunitetit maqedonas kështu që këto vendime nga Gjykata për të Drejtat e Njeriut nga Strasburgu do t’i implementojë. Me fjalë të tjera, do t’u lejojë pjesëtarëve të komunitetit maqedonas të organizohen në aspektin kulturor, sociologjik dhe shoqëror. Ata nuk po e bëjnë këtë, sepse ajo politikë zhivkoviste që ka zgjatur me dekada, duke mohuar identitetin maqedonas, ua fut frikën në kocka, sepse në këtë mënyrë ajo shoqatë do të ketë të drejtë të ketë përfaqësuesin e vet në Këshillin e Ministrave për Pakicat dhe do të legjitimohet dhe identifikohet, ky është problemi i tyre më i madh”, potencoi kryeministri Mickoski.

Kryeministri Mickoski gjithashtu theksoi se politikanët bullgarë nuk heqin dorë nga Protokollet 1 dhe 2, ku inkurajohet puna e komisionit historik deri në hyrjen e Maqedonisë në Bashkimin Evropian, dhe njëkohësisht rikujtoi fjalimin e kryeministrit aktual bullgar nga viti 2019 në Shën Petersburg, ku ai përvetëson Kirilin dhe Metodin dhe thotë se përjetësisht do ta kremtojnë Bullgarinë e Shën Stefanit.

“Në politikë duhet t’i shihni gjërat në mënyrë strategjike para se të vendosni një nënshkrim. Kur e vendosni nënshkrimin, paraprakisht duhet të keni një paratekst se për çfarë po nënshkruani dhe të anticiponi sfidat e mundshme. Kur dikush na thotë të ndryshojmë Kushtetutën, në rregull, por çfarë pastaj, sepse nuk kemi ndërmend ta fillojmë këtë garë, kemi ndërmend ta përfundojmë. Qëllimi ynë si qeveri është të përpiqemi ta korrigjojmë atë që është bërë gabim me mençuri, taktikë dhe strategji”, është decid kryeministri Mickoski.

You Might Also Like

Nga 1 korriku nis pagesa e K-15, minimumi mbi 19 mijë denarë

Ambasadori i BE-së Rokas sot për vizitë në Gostivar

Mickoski për Ligjin për përfaqësim të drejtë: Procesi është plotësisht në përputhje me Kushtetutën

Lutkov: Rezultate të rëndësishme në vetëm tetë muaj që nga marrja e dikasterit të turizmit

Dimitrieska-Koçoska: Investime më të mëdha përmes ribalancit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Hoxha në Qipro: Mbështetje për integrimin në BE, diskutohet linja ajrore Tiranë-Nikozia
Next Article “Nuk varemi nga Cristiano”, Pedro Neto sqaron rolin e Ronaldos në skuadrën e Portugalisë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Nga 1 korriku nis pagesa e K-15, minimumi mbi 19 mijë denarë
Maqedoni
Ambasadori i BE-së Rokas sot për vizitë në Gostivar
Maqedoni
Përmbyset një kamion me rimorkio në autostradën drejt Gjevgjelisë
Kronika
Mickoski për Ligjin për përfaqësim të drejtë: Procesi është plotësisht në përputhje me Kushtetutën
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?