By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Atentati ndaj Arjan Ndojës, burg përjetë për Plaurent Dervishajn – dënohet edhe Julian Meçe
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Atentati ndaj Arjan Ndojës, burg përjetë për Plaurent Dervishajn – dënohet edhe Julian Meçe
Shqipëri

Atentati ndaj Arjan Ndojës, burg përjetë për Plaurent Dervishajn – dënohet edhe Julian Meçe

Redaksia
Last updated: 26/06/2026 12:21
By Redaksia 1 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 26 qershor, Zhurnal.mk – Gjykata e Posaçme ka dënuar me burgim të përjetshëm Plaurent Dervishajn dhe me 35 vite burg Julian Meçen, pasi i shpalli fajtorë për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, ku humbi jetën shoferi i tij, Andi Maloku.

Sipas hetimeve, në atentatin e ndodhur më 1 nëntor 2019, në autostradën Tiranë–Durrës, pranë mbikalimit të Shkozetit, dyshohet se janë përfshirë edhe Bledar Polovina, Amar Shkëmbi (alias Dritan), Ramazan Rraja, Endrit Sinani, Genti Nderjaku, Bashkim Haxhija dhe Julian Pjetri.

Në momentin e sulmit, ish-prokurori Arjan Ndoja udhëtonte në një automjet tip “Benz” së bashku me Aleksandër Lahon, i njohur edhe me emrin Pëllumb Muharremi dhe me nofkën “Rrumi i Shijakut”, si dhe shoferin e tij, Andi Maloku, ish-efektiv i Policisë së Shtetit.

Automjeti u qëllua me breshëri automatiku nga një makinë tjetër në lëvizje. Si pasojë e të shtënave, automjeti doli nga rruga, ndërsa tre personat u transportuan me një automjet privat drejt spitalit.

Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, Andi Maloku, 24 vjeç, ndërroi jetë në spital si pasojë e një plumbi të marrë në gjoks. Ish-prokurori Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho mbetën të plagosur dhe i mbijetuan atentatit.

You Might Also Like

Berisha: Ftoj të gjithë faktorët opozitarë që të bashkohemi kundër Ramës

Holanda mbështet sistemin gjyqësor shqiptar për arsyetimin e vendimeve penale në Gjykatën e Lartë

Miratimi nga DASH i dy sistemeve të artilerisë raketore M142 HIMARS, Nufi: Forcojmë mbrojtjen e vendit dhe kontributin në NATO

Rama: Lehtësi fiskale për rreth 32 mijë tatimpagues, biznesi i vogël pa tatim mbi fitimin deri në 2029-ën

Deputetët e PD largohen nga seanca, Berisha: Me paketën e re fiskale do rrisni më shumë çmimet dhe taksat

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Miteva: Mbi 120 artistë maqedonas do të jenë pjesë e projektit për shënimin e 35-vjetorit të pavarësisë së Maqedonisë
Next Article Dimitrieska-Koçoska: Investime më të mëdha përmes ribalancit
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Shiroka Pula takoi Grupin Punues për Hartimin, Bashkërendimin dhe Harmonizimin e Strategjisë Shtetërore për procedurat e Apelit
Kosovë
Ford po përgatit një kamionçinë më të lirë për t’i bërë konkurrencë prodhuesve kinezë
Auto
Bullgarët në Kushtetutë? Siljanovska kundër ndryshimeve të reja: Ndryshimet e shpeshta dobësojnë rendin juridik
Maqedoni
Prokuroria e Brukselit lëshon ftesë për Xhavit Halitin
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?