By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: VLEN: 24 vite pushtet nuk u mjaftuan për kanalizimin në Zajaz
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > VLEN: 24 vite pushtet nuk u mjaftuan për kanalizimin në Zajaz
Maqedoni

VLEN: 24 vite pushtet nuk u mjaftuan për kanalizimin në Zajaz

Redaksia
Last updated: 26/06/2026 13:37
By Redaksia 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 26 qershor, Zhurnal.mk – Koalicioni VLEN ka akuzuar BDI-në dhe liderin e saj, Ali Ahmeti, për dështimin e realizimit të projektit të kanalizimit në Zajaz dhe Kërçovë, duke ngritur dyshime për keqpërdorime financiare dhe përfshirje të kompanive të lidhura me familjen Ahmeti.

Në një konferencë për media, Faton Fazliu nga VLEN deklaroi se, pavarësisht 24 viteve në pushtet dhe kontrollit mbi institucionet kryesore, BDI nuk arriti të zgjidhë një nga problemet më themelore të banorëve të Zajazit – ndërtimin e një rrjeti funksional të kanalizimit.

Sipas tij, qytetarët sot përballen me një projekt të papërfunduar, kanale të hapura dhe gropa septike, ndërsa shteti ka pësuar dëme milionëshe dhe ka humbur fonde nga Bashkimi Evropian.

VLEN iu referua informacioneve të publikuara lidhur me kallëzimin penal të ngritur nga Policia Financiare për dyshime mbi keqpërdorime gjatë realizimit të projektit për rehabilitimin dhe zgjerimin e rrjetit të kanalizimit në Kërçovë. Sipas këtyre të dhënave, dëmi i pretenduar ndaj buxhetit arrin mbi 127 milionë denarë, ndërsa janë humbur rreth 9,47 milionë euro fonde nga programi IPA.
Fazliu tha se projekti nuk dështoi për mungesë fondesh, pasi financimi ishte siguruar nga Bashkimi Evropian, por për shkak të, siç u shpreh ai, “garancive bankare të dyshimta, angazhimit të nënkontraktorëve të paautorizuar dhe mungesës së kontrollit institucional”.

VLEN ngriti gjithashtu pyetje lidhur me raportimet se kompani të lidhura me Drin Ahmetin, nipin e Ali Ahmetit, kanë marrë pjesë në realizimin e projektit, duke kërkuar sqarime mbi rolin e tyre, vlerën e kontratave, mënyrën e përzgjedhjes dhe nëse kanë qenë të autorizuara nga institucionet kompetente.

Koalicioni kërkoi nga Prokuroria Publike dhe Policia Financiare që ta zgjerojnë hetimin, të publikojnë listën e të gjithë nënkontraktorëve të angazhuar dhe të verifikojnë nëse ka pasur lidhje politike, biznesore apo familjare mes personave përgjegjës dhe strukturave të BDI-së.

“Banorëve të Zajazit nuk u duhen më arsyetime, por kanalizim. Ndërsa qytetarët meritojnë përgjigje për çdo denar të shpenzuar dhe përgjegjësi nga ata që kanë menaxhuar këtë projekt”, deklaroi Fazliu.

You Might Also Like

Bashkimi Evropian: Zgjerimi mbetet një nga arritjet më të mëdha, Maqedonia e Veriut vend kandidat që nga viti 2005

Izet Mexhiti: Bashkëpunimi ndërshqiptar nuk është slogan, por agjendë që ndërtohet çdo ditë

Edhe kufiri në Dibër tani e tutje do të kalohet vetëm me një kontroll

Rënie drastike e numrit të nxënësve në Strugë

Irlanda merr presidencën e BE-së, në fokus zgjerimi pa Maqedoninë e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Temperaturat në rritje, Mexhiti: Shërbime mjekësore më afër qytetarëve
Next Article Përmbyset një kamion me rimorkio në autostradën drejt Gjevgjelisë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Vuçiç njofton për dorëheqjen: Do të jem president vetëm për disa javë
Bota
UP-ja të hënën hap konkursin për pranimin e studentëve të rinj
Kosovë
Eurodeputetja italiane u bashkohet protestuesve
Shqipëri
Bashkimi Evropian: Zgjerimi mbetet një nga arritjet më të mëdha, Maqedonia e Veriut vend kandidat që nga viti 2005
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?