By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
Shqipëri

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

Redaksia
Last updated: 26/06/2026 14:59
By Redaksia 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 26 qershor, Zhurnal.mk – Agjencia Kombëtare e Ushqimit ka bërë me dije se është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve në ambientet e Akademisë e Sigurisë.

Menjëherë pas njoftimit, inspektorët e AKU-së kanë kryer verifikime në subjektin SORI-AL, i cili ofron shërbimin e kateringut në këtë institucion, si dhe në ambientet e Garnizoni Skënderbej pranë Akademia e Forcave të Armatosura.

Sipas AKU-së, në Akademinë e Sigurisë janë konstatuar kushte higjieno-sanitare të rregullta dhe dokumentacion i plotë shoqërues. Në kuadër të hetimit janë marrë 14 mostra ushqimore (nga dreka dhe darka) për analiza mikrobiologjike në laboratorin e ISUV, raporton euronews.al.

Gjurmueshmëria e rastit ka vijuar edhe në ambientet e Garnizonit “Skënderbej”, ku kryhet përpunimi i ushqimeve.

Edhe aty janë konstatuar kushte të përshtatshme higjieno-sanitare dhe dokumentacion i rregullt.

Raportohet se janë marrë 14 mostra shtesë ushqimore, si dhe 5 mostra tampon për higjienën e mjedisit dhe pajisjeve, të cilat janë dërguar për analizim në ISUV.

Në këtë subjekt është vendosur masa e ndërprerjes së aktivitetit deri në daljen e rezultateve laboratorike. Gjatë kontrolleve kanë qenë të pranishme edhe institucionet përkatëse, përfshirë NJVKSH Tiranë, ISHSH dhe Policia e Shtetit.

AKU thekson se po vijon ndjekjen e rastit hap pas hapi dhe do të marrë masat e nevojshme në varësi të rezultateve laboratorike, me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore.

You Might Also Like

“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta

Ulet në 2,9% inflacioni/ Ushqimet më të shtrenjta, një tjetër valë çmimesh mund të prekë vendin

Shqipëria vlerësohet si ekosistemi i startupeve me rritjen më të shpejtë në Adriatik

Zjarr në afërsi të liqenit të Viroit në Gjirokastër, ndërhyjnë shërbimet zjarrfikëse

Kuvendi vijon seancën maratonë, policia kordon përpara rigrumbullimit të protestuesve

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article ‘Çmontohet’ banda e trafikut të drogës në Mykonos, koka e grupit një 37-vjeçar shqiptar – drogën e transportonin me makinat e një kompanie turistësh
Next Article Paskal Milo: Sfidat globale kërkojnë bashkëpunim, jo veprime të njëanshme
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri
Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?