By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Rama n’burg, Berisha n’burg”, dita e 27-të e protestës, qytetarët marshojnë pranë selisë së PD-së: Opozitë e shitur
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > “Rama n’burg, Berisha n’burg”, dita e 27-të e protestës, qytetarët marshojnë pranë selisë së PD-së: Opozitë e shitur
Shqipëri

“Rama n’burg, Berisha n’burg”, dita e 27-të e protestës, qytetarët marshojnë pranë selisë së PD-së: Opozitë e shitur

V.E.
Last updated: 26/06/2026 22:47
By V.E. 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 26 qershor Zhurnal.mk – Po mbahet sot në kryeqytet dita e 27-të e protestës qytetare. Qytetarët nisën marshimin në bulevard, për t’iu bashkuar pjesës tjetër para Kryeministrisë, aty ku përsëritën 5 kërkesat e tyre dhe me pankarta kanë kujtuar 82-vjetorin i gjenocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë.

Pas disa orësh para Kryeministrisë ata kanë vijuar me marshimin nëpër akset kryesore të qytetit.

Kërkesat:

1.Dorëheqjen e panegociueshme të Kryeministrit dhe të qeverisë.

2.Krijimin e një qeverie teknike tranzitore, jopartiake, me mandat 12-mujor.

3.Ndryshime Kushtetuese, ku të gjithë shtetasit shqiptarë të jenë të barabartë para ligjit, si dhe miratimin e saj me referendum popullor, duke përfshirë ndër të tjera:

Ndryshimin e Kodit Zgjedhor;

Ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike dhe organizatave të ndryshme;

Kufizimin e ushtrimit të detyrës së Kryeministrit në jo më shumë se dy mandate, të plota ose të pjesshme, gjatë gjithë jetës politike të një individi.

4.Paralelisht, kërkojmë:

Anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për “Zonat e Mbrojtura”;

Anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për “Trashëgiminë kulturore”;

Shfuqizimin e paketës ligjore të njohur si “Paketa e Maleve”;

Shfuqizimin e statusit dhe të kuadrit ligjor për “Investimet Strategjike”.

5.Kontrata e re sociale mes qytetarëve dhe shtetit do të përpilohet pas konsultimit me intelektualë, ekspertë teknikë dhe qytetarë apartiakë, të propozuar nga sheshi i protestës.

Një pjesë e qytetarëve u grumbulluar në sheshin ‘Skënderbej’, ndërsa disa protestues të tjerë ishin të stacionuar para Kryeministrisë, aty ku do të mbahen fjalimet.

Disa prej tyre e kanë shtrirë tubimi e tyre deri në orët e para të mëngjesit duke mos u larguar nga Kryeministria.

Gjatë fjalës së tij në shesh, nismëtari Kola ka kujtuar edhe çështjen Çame, duke brohoritur ‘Rama n’burg, Berisha n’burg’.

You Might Also Like

Shqipëria i reagon Vuçiqit për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit, Hoxha: Uji nuk mund të përdoret si instrument presioni politik

Berisha: Katër televizione kombëtare i kushtuan Ramës 15 orë në një muaj, opozitës vetëm 4 orë

Strehimi social, Ibrahimaj publikon dokumentet që duhen për aplikim

Berisha: Deklarata e Zelenskyt për Kosovën në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare

Karakaçi inspekton Albcontrol: Mbi 240 mijë fluturime deri në korrik, masa të shtuara për të përballuar fluksin

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ruzhin për notën diplomatike për familjen e Mickoskit: Një incident i pazakontë që nuk ndihmon fqinjësinë e mirë
Next Article Merz i shqetësuar: Po humbim 300 deri në 500 vende pune çdo ditë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?