By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Pacientët me kancer presin deri në 12 orë për terapi
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Pacientët me kancer presin deri në 12 orë për terapi
MaqedoniTOP LAJM

Pacientët me kancer presin deri në 12 orë për terapi

Redaksia
Last updated: 27/06/2026 10:54
By Redaksia 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 27 qershor Zhurnal.mk – Pacientët me kancer që trajtohen në Klinikën Universitare të Radiologjisë dhe Onkologjisë në Shkup vazhdojnë të përballen me pritje të gjata për marrjen e terapisë, ndërsa mbingarkesa e sistemit po rëndon edhe më tej gjendjen e tyre.

Shumë pacientë udhëtojnë nga qytete të ndryshme të vendit drejt Shkupit, pasi radioterapia ofrohet vetëm në kryeqytet. Disa prej tyre thonë se janë të detyruar të presin deri në 12 orë për të marrë terapinë, ndërsa radhët fillojnë që në orët e para të mëngjesit.

“Problemi nuk janë mjekët, por sistemi dhe mungesa e organizimit. Do të ishte shumë më mirë nëse do të hapeshin qendra edhe në pjesën lindore dhe perëndimore të vendit”, tha një paciente.

Edhe Shoqata për mbështetjen e pacientëve me kancer “EZRA” vlerëson se sistemi shëndetësor ndodhet në një situatë alarmante. Drejtoresha ekzekutive e shoqatës, Liridona Beqiri, theksoi se pritjet e gjata nuk janë vetëm problem organizativ, por tregues i dështimit të sistemit në ofrimin e shërbimeve shëndetësore.

Ndërkohë, Enti Shtetëror i Revizionit ka rekomanduar decentralizimin e trajtimit onkologjik, me qëllim uljen e pritjeve dhe lehtësimin e pacientëve që udhëtojnë nga qytetet e tjera.

Sipas drejtorit të Klinikës së Onkologjisë, Igor Stojkovski, vetëm gjatë vitit 2025 janë regjistruar rreth 5.500 pacientë të rinj me kancer, ndërsa klinika realizon rreth 38.000 deri në 39.000 aplikime të terapive onkologjike në vit.

You Might Also Like

Mbi 15 mijë nxënës të regjistruar në shkollat e mesme, më shumë se 9 mijë vende mbeten të lira

Toshkovski: Që nga dita e parë kemi marrë përsipër detyrimin që siguria të jetë prioriteti më i lartë

VMRO: LSDM dhe BDI edhe nga opozita po përpiqen ta ndalojnë procesin reformues

Moti sot

Nën sanksionet e SHBA-së/ Cilat subjekte juridike nga Ballkani Perëndimor janë në listën e zezë amerikane?

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article KQZ shpall sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit
Next Article Tre persona pranuan trajtim mjekësor pas zjarrit që kaploi një ndërtesë në Prishtinë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mbi 15 mijë nxënës të regjistruar në shkollat e mesme, më shumë se 9 mijë vende mbeten të lira
Maqedoni
Toshkovski: Që nga dita e parë kemi marrë përsipër detyrimin që siguria të jetë prioriteti më i lartë
Maqedoni TOP LAJM
Si bashkëshortja e futbollistit sakrifikoi jetën e saj për të shpëtuar vajzën nga rrënojat e tërmetit
Sport
Një çerek shekulli nga ekstradimi i Millosheviqit: Në Hagë pa aktgjykim, në Serbi i rehabilituar
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?