By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Çitaku: SHBA vuri në tavolinë kredibilitetin e saj ndërkombëtar për Kosovën, sot ne refuzojmë projektin që është i dobishëm për sigurinë tonë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Çitaku: SHBA vuri në tavolinë kredibilitetin e saj ndërkombëtar për Kosovën, sot ne refuzojmë projektin që është i dobishëm për sigurinë tonë
Kosovë

Çitaku: SHBA vuri në tavolinë kredibilitetin e saj ndërkombëtar për Kosovën, sot ne refuzojmë projektin që është i dobishëm për sigurinë tonë

Redaksia
Last updated: 27/06/2026 14:47
By Redaksia 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 27 qershor Zhurnal.mk – Deputetja e zgjedhur e PDK’së, Vlora Çitaku, tha se marrëdhënia e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është aleancë e ndërtuar mbi besim, sakrificë dhe vendime të mëdha historike.

Ajo tha se SHBA me mbështetjen dhënë Kosovës gjatë ndërhyrjes së NATO’s e më pas edhe kur mbrojti të drejtën e Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë e vuri në tavolinë kredibilitetin e saj ndërkombëtar, ndërsa sot Kosova po e refuzon projektin e gazit amerikan përkunër që është i dobishëm për vetë qytetarët e saj.

“Kur SHBA udhëhoqën ndërhyrjen e NATO-s për çlirimin e Kosovës, përtej miliardave të shpenzuara, vunë në tavolinë kredibilitetin e tyre ndërkombëtar. Kur udhëhoqën procesin e njohjeve të Kosovës, përtej angazhimit diplomatik, vunë në tavolinë kredibilitetin e tyre. Kur mbrojtën të drejtën e Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, përtej ekspertizës dhe kostos politike, sërish vunë në tavolinë kredibilitetin e tyre. Në çdo moment vendimtar të historisë sonë moderne, Shtetet e Bashkuara ishin në anën e Kosovës. E sot? Ne refuzojmë një projekt energjetik amerikan, një investim që në fund të ditës është në dobi të qytetarëve të Kosovës, të sigurisë sonë energjetike dhe të zhvillimit ekonomik të vendit”, shkroi Çitaku.

Ajo thotë se nuk është çështja vetëm te gazi, por është “çështja e mesazhit që po u dërgojmë aleatëve tanë më të rëndësishëm”.

“Është çështja e mënyrës se si sillemi me miqtë që, sa herë historia na vuri përballë sprovave, nuk na lanë vetëm. Kosova nuk bëhet më e fortë duke i kthyer shpinën Amerikës. Përkundrazi. Aleanca me Shtetet e Bashkuara nuk është barrë. Është garancia më e madhe strategjike që ka pasur ndonjëherë Republika e Kosovës. Dhe si e tillë, duhet të ruhet, të forcohet dhe të konkretizohet me projekte që i shërbejnë interesit të qytetarëve tanë”.

You Might Also Like

Konjufca: Faktori shqiptar, i rëndësishëm për Malin e Zi

Zulfaj: Kosova ka argumente të fuqishme për statusin kandidat në BE

Krejt çka ndodhi sot në Kuvend: Përplasje PDK-Aleancë me LVV-në, tensionet eskalojnë gati edhe fizikisht

Mulhaxha Kollçaku: Të ndërtosh kauzë mbi qëllime bllokuese, është më shumë se hipokrizi

60 mijë metra rrjeta ilegale, ngritet alarm për lumenjtë dhe liqenet e Kosovës

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Hoxha në forumin e Dubrovnikut: Anëtarësimi në BE, i vetmi drejtim për të ardhmen e Shqipërisë
Next Article Policia e Kosovës kap spanjollin që kishte rrëmbyer vajzën e tij dhe ishte arratisur nga Mallorca – 6 vjeçarja kthehet te nëna
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Jeta e vështirë e 71 vjeçares nga Kërçova që vrau burrin, e dënuar me 20 vite burg dhe e falur pas 17 vitesh
Maqedoni
Marta Kos: KE-ja së shpejti do të paraqesë propozime për t’u përgatitur për një BE më të madhe
Maqedoni Shqipëri
Situata me zjarret është përkeqësuar ndjeshëm
Maqedoni TOP LAJM
Eklipsi i plotë diellor mbërrin në Islandë, spektakël i rrallë në qiell
Kuriozitete

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?