By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Bastet online, Qeveria miraton rregullat e reja për pezullimin dhe heqjen e licencave
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Bastet online, Qeveria miraton rregullat e reja për pezullimin dhe heqjen e licencave
Shqipëri

Bastet online, Qeveria miraton rregullat e reja për pezullimin dhe heqjen e licencave

Redaksia
Last updated: 27/06/2026 17:06
By Redaksia 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 27 qershor Zhurnal.mk – Qeveria ka miratuar një vendim të ri që përcakton procedurat dhe afatet për pezullimin ose revokimin e licencave të operatorëve që ushtrojnë aktivitetin e basteve sportive online në Shqipëri.

Sipas vendimit, masat administrative do të zbatohen ndaj subjekteve që nuk përmbushin kriteret bazë të licencimit, nuk ‘ngurtësojnë’ fondin e garancisë, përsërisin shkeljet e parashikuara në ligj, nuk shlyejnë detyrimet ndaj Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit (AMLF) ose ndaj fituesve të lojës, si edhe në raste të tjera të përcaktuara nga legjislacioni në fuqi.

Vendimi përcakton se procedurat për pezullim ose revokim nisin nga AMLF ose Komisioni i Licencave, në varësi të natyrës së shkeljes. Pas kontrolleve, inspektimeve dhe shqyrtimit të dokumentacionit, Komisioni i Licencave mund t’i propozojë ministrit përgjegjës për Financat marrjen e masës përkatëse, ndërsa vendimi përfundimtar merret me urdhër të arsyetuar nga ministri.

Rregullat e reja garantojnë të drejtën e operatorëve për t’u njoftuar, për të marrë pjesë në seancat dëgjimore dhe për të paraqitur shpjegimet e tyre përpara marrjes së një vendimi.

Sipas aktit, licenca mund të pezullohet për një periudhë nga 30 ditë deri në plotësimin e kushteve të kërkuara, por jo më shumë se dy vjet. Gjatë periudhës së pezullimit, operatori nuk lejohet të ushtrojë aktivitetin dhe duhet të zbatojë të gjitha detyrimet e përcaktuara në urdhrin e ministrit.

Vendimi parashikon gjithashtu ngritjen e një komisioni AD-HOC pranë Ministrisë së Financave për shqyrtimin e praktikave të propozuara për pezullim ose revokim licence, ndërsa AMLF do të monitorojë zbatimin e urdhrave dhe respektimin e kushteve nga operatorët.

Operatorët e prekur nga këto masa ruajnë të drejtën për ta ankimuar vendimin në gjykatën kompetente, sipas legjislacionit në fuqi. Vendimi hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

You Might Also Like

Marta Kos: KE-ja së shpejti do të paraqesë propozime për t’u përgatitur për një BE më të madhe

Plas në mbledhjen e Ramës në Kuç, kryeministri përzë kryebashkiaken, i pari i Poliçanit braktis takimin

Regjistrohet vatër zjarri në fshatin Perlata e Sipërme në Mirditë, zjarrfikëset në vendngjarje

Zgjerimi i aksit Tiranë-Durrës, vijon ndërtimi i nyjes së Laknasit dhe mbikalimit të ri në Kashar

Bushi: Situata e zjarreve nën monitorim, po ndërhyhet me dy helikopterë në Abaze

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja epiqendra dhe magnituda
Next Article Nesër dezinsektim ajror kundër mushkonjave në Shkup
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Jeta e vështirë e 71 vjeçares nga Kërçova që vrau burrin, e dënuar me 20 vite burg dhe e falur pas 17 vitesh
Maqedoni
Marta Kos: KE-ja së shpejti do të paraqesë propozime për t’u përgatitur për një BE më të madhe
Maqedoni Shqipëri
Situata me zjarret është përkeqësuar ndjeshëm
Maqedoni TOP LAJM
Eklipsi i plotë diellor mbërrin në Islandë, spektakël i rrallë në qiell
Kuriozitete

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?