Shkup, 29 qershor, Zhurnal.mk – Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot duke iu përgjigjur një pyetjeje të gazetarëve lidhur me realizimin e numrit të madh të projekteve kapitale të paralajmëruara për vitet e ardhshme, si dhe për ecurinë e projekteve kapitale në kulturë, duke pasur parasysh se ministri Ljutkov përmendi rritjen e buxhetit në këtë sektor, deklaroi:
“Po, faleminderit për pyetjen, kështu është. Këtë vit, nëse krahasohet me vitin 2023, arrijmë në përfundimin se buxheti për kulturën është rritur me 34%, veçanërisht me fokus në realizimin e projekteve kapitale. Këtu, para së gjithash, janë projektet aktuale, si Biblioteka në Tetovë, Salla Universale në Shkup, Teatri Turk, Salla e Xhazit e kështu me radhë, tani të mos i rendis një nga një – janë shumë projekte që janë në fazë realizimi ose do të hyjnë në fazë realizimi. Dhe pres që këto mjete të jenë të mjaftueshme që këtë vit të intensifikohen aktivitetet ndërtimore për objektet e reja, dhe nëse është e nevojshme, në fund të vitit, me rishpërndarjen finale, do të shtojmë edhe mjete shtesë. Është e rëndësishme të shpenzohen para për investime kapitale, sepse ato krijojnë vlerë të shtuar dhe ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e jetës së qytetarëve. Të mos shpenzohen për lloje të tjera transferesh, ose siç e përmenda tashmë, në vend që të ndërtohet, të vidhet. Fatkeqësisht, raste të tilla kemi pasur në shtet për dekada në të kaluarën”, përfundoi Mickoski.

