By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nufi në Greqi: Thellojmë bashkëpunimin në siguri, mbrojtje, siguri kibernetike dhe emergjencat civile
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Nufi në Greqi: Thellojmë bashkëpunimin në siguri, mbrojtje, siguri kibernetike dhe emergjencat civile
Shqipëri

Nufi në Greqi: Thellojmë bashkëpunimin në siguri, mbrojtje, siguri kibernetike dhe emergjencat civile

admin
Last updated: 29/06/2026 16:29
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 29 qershor, Zhurnal.mk – Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi zhvilloi një vizitë zyrtare në Athinë, ku u mikprit përzemërsisht nga homologu i tij, ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Greqisë, Nikos Dendias.

Në fokus të kësaj vizite ishte forcimi i bashkëpunimit dypalësh Shqipëri–Greqi në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Gjatë takimit, të dyja palët vlerësuan dinamikën konstruktive dhe shumë pozitive të marrëdhënieve dypalëshe, si dhe interesin e përbashkët në forcimin e bashkëpunimit praktik në kuadër të NATO-s dhe në mbështetje të stabilitetit rajonal.

Ministri Nufi theksoi se, Greqia mbetet një mike dhe aleate e çmuar, ndërsa vlerësoi mbështetjen e palëkundur greke në rrugëtimin evropian të Shqipërisë.

Mbrojtja kibernetike dhe siguria kibernetike ishin pjesë e bashkëbisedimit mes dy ministrave, me fokus zgjerimin e bashkëpunimit në këto fusha. Në këtë kuadër, Nufi u shpreh se, “Shqipëria ka bërë përparim të rëndësishëm në rritjen e qëndrueshmërisë kibernetike përmes bashkëpunimit të ngushtë me Aleatët e NATO-s dhe partnerët strategjikë, dhe jemi të gatshëm të forcojmë angazhimin në fushën kibernetike, si në nivel dypalësh, ashtu edhe brenda kuadrit të strukturave të NATO-s”.

Nufi vlerësoi ndërveprimin e fuqishëm ndërmjet personelit ushtarak të dy vendeve përmes aktiviteteve të përbashkëta, edukimit ushtarak, programeve të trajnimit dhe shkëmbimit të ekspertizës, ndërsa temë tjetër e bashkëbisedimit mes dy ministrave ishte edhe thellimi i mëtejshëm i bashkëpunimit, koordinimit dhe ndihmës reciproke në përballimin e situatave të mundshme të emergjencave civile gjatë sezonit veror.

Përgjatë vizitës në Athinë dhe me ftesë të homologut Dendias, ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi do të marrë pjesë në Konferencën e Mbrojtjes së Athinës (Athens Defence Conference 2026), organizuar nga Forumi Ekonomik i Delfit, dhe Fondacioni Helen për Evropën dhe Politikën e Jashtme (ELIAMEP).

You Might Also Like

Ibrahimaj: Rritja e ekonomisë shqiptare vazhdon të qëndrojë mbi mesataren e Ballkanit Perëndimor dhe të BE-së

Zbulohet raporti i SHISH për Kuvendin, ja rreziqet e sigurisë kombëtare. Akuzat e opozitës, Vlora Hyseni: Po dezinformoni për interesa politike

Rritje e pazakontë e depozitave në euro me 218 mln euro në maj, nga biznesi dhe llogari të tjera

Matura Shtetërore: Publikohen notat e provimit të Lëndës me zgjedhje

Arben Malaj kundër kërkesës së Ballës për mandatin e Koçekut: Kushtetuta dhe Komisioni i Venecias e mbrojnë deputeten

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Nufi pritet në Athinë nga homologu Dendias, në fokus bashkëpunimi në mbrojtje dhe siguria kibernetike
Next Article Mickoski: Buxheti i kulturës është rritur me 34%, jemi fokusuar në realizimin e projekteve kapitale
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Aleanca për Shqiptarët zgjedh Shkëlqim Musliun në krye të degës së Likovës
Maqedoni
Ali Ahmeti: Saraji dëshmoi se mbetet bastion i fuqishëm i organizimit tonë politik
Maqedoni
11 zjarre të evidentuara në hapësira të hapura
Maqedoni
Mexhiti: Pas rikonstruimit, VLEN do të udhëheqë me 6 ministri – 3 miliardë euro investime në vendbanimet shqiptare
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?