By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Milan Radoiçiq shfaqet në tubimin e Vuçiqit në Beograd
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Milan Radoiçiq shfaqet në tubimin e Vuçiqit në Beograd
Kosovë

Milan Radoiçiq shfaqet në tubimin e Vuçiqit në Beograd

admin
Last updated: 29/06/2026 16:34
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 29 qershor, Zhurnal.mk – Pamje që kanë qarkulluar në rrjetet sociale dhe në faqet serbe tregojnë se Milan Radoiçiq ka marrë pjesë në tubimin e organizuar nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 27 qershor në Beograd.

Prania e Radoiçiqit në një aktivitet publik të udhëhequr nga presidenti serb ka tërhequr vëmendje, pasi ai është personi që mori përgjegjësinë për organizimin e sulmit të armatosur terrorist në Banjskë të Zveçanit, më 24 shtator 2023.

Në atë sulm u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, ndërsa grupi i armatosur u përlesh me forcat e sigurisë së Kosovës.

Pas ngjarjes, Radojçiq pranoi publikisht se kishte organizuar grupin e armatosur që kreu sulmin, ndërsa autoritetet e Kosovës e kërkojnë me urdhër arrest nga Interpoli.

Ndërkaq, vlen të ceket që Bllagoje Spasojeviq dhe Vlladimir Tolliq u dënuan me burgim të përjetshëm nga Gjykata Themelore në Prishtinë, për sulmin e armatosur në Banjskë, ndërkaq Dushan Maksimoviq u dënua me 30 vjet burgim. Ndërsa, mbi 40 të tjerë në krye me Radojçiqin sillen ende të lirë në Serbi.

Shfaqja e tij në tubimin e Vuçiqit vjen kur presidenti serb mbajti një fjalim me tone nacionaliste, duke përsëritur pretendimet e Serbisë ndaj Kosovës dhe duke paralajmëruar demonstrimin e forcës ushtarake gjatë aktiviteteve të Vidovdanit.

Në fjalimin e tij, Vuçiq deklaroi se Kosova është pjesë e Serbisë dhe u bëri thirrje qytetarëve të ndjekin paradën ushtarake, duke theksuar se “nesër do ta shihni forcën e Ushtrisë suaj”.

You Might Also Like

Analiza/ A është veriu i Kosovës gati për reduktimin e KFOR-it?

PDK i drejtohet sërish Deharit për vazhdimin e seancës

Kapet në flagrancë duke tentuar të vjedhë në një shtëpi, arrestohet 33-vjeçari në Prishtinë

Në Kosovë regjistrohen raste të reja me fruth

Haradinaj: Kosova po i shet qymyr Maqedonisë së Veriut, ndërsa blen rrymë me mbi një miliard euro

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mickoski: Buxheti i kulturës është rritur me 34%, jemi fokusuar në realizimin e projekteve kapitale
Next Article Milloshoski paralajmëron: Levica nuk dëshiron ta nënshkruajë propozimin e vet për Kodin Zgjedhor
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Shteti nxjerr në shitje 990 automjete të dëmtuara, shiten si hekurishte dhe ja kushtet për blerje
Maqedoni TOP LAJM
Objekti i panjohur shkel hapësirën ajrore të Moldavisë
Bota
Letonia kërkon 7 miliardë euro nga BE-ja për të përballuar pasojat e luftës së Rusisë
Bota
Huthit sulmojnë një anije në Detin e Kuq
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?