By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: SHBA refuzon rinovimin afatgjatë të marrëveshjes tregtare me Kanadanë dhe Meksikën
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > SHBA refuzon rinovimin afatgjatë të marrëveshjes tregtare me Kanadanë dhe Meksikën
Bota

SHBA refuzon rinovimin afatgjatë të marrëveshjes tregtare me Kanadanë dhe Meksikën

Redaksia
Last updated: 02/07/2026 13:08
By Redaksia 3 Min Read
Share
SHARE

Uashington, 02 korrik, Zhurnal.mk – Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur të mos rinovojnë në formën aktuale, Marrëveshjen SHBA-Meksikë-Kanada (USMCA), duke bllokuar zgjatjen automatike 16-vjeçare, të një prej marrëveshjeve më të rëndësishme tregtare, në Amerikën e Veriut, raportoi BBC.

Një zyrtar i lartë amerikan deklaroi se, administrata nuk zgjodhi të miratojë automatikisht rinovimin e USMCA-së pa zgjidhur çështjet ekzistuese, duke theksuar se Uashingtoni nuk pranoi ta zgjasë marrëveshjen, në formën e saj aktuale.

Sipas rregullave të marrëveshjes, të tre vendet duhet të bien dakord njëzëri, për ta rinovuar atë, edhe për 16 vite të tjera.

Në mungesë të këtij konsensusi, nis një afat 10-vjeçar që mund të çojë në përfundimin e marrëveshjes, afati i së cilës mund të përfundojë që në vitin 2036.

Megjithëse USMCA mbetet në fuqi për momentin, mungesa e një angazhimi afatgjatë shton pasigurinë ekonomike në rajon.

Marrëveshja, mbi të cilën mbështetet një tregti vjetore me vlerë rreth 2 trilionë dollarë, është përballur me mosmarrëveshje të pazgjidhura.

Zyrtarët amerikanë kërkojnë ndryshime të rëndësishme, përpara se të japin miratimin për një zgjatje afatgjatë të marrëveshjes.

Uashingtoni ka ngritur vazhdimisht shqetësime, për rregullat e origjinës së automjeteve, aksesin në tregun e produkteve të bulmetit, si dhe për parandalimin e përdorimit të marrëveshjes nga vende të treta, si Kina, për të përfituar nga lehtësitë tregtare rajonale.

Sipas kushteve fillestare të USMCA-së, nëse tre vendet do të miratonin njëzëri zgjatjen, marrëveshja do të mbetej në fuqi deri në vitin 2042.

Vendimi i SHBA-së do t’i detyrojë palët, të zhvillojnë negociata çdo vit, për ndryshimet e nevojshme.

Organizatat e biznesit në Amerikën e Veriut, kishin kërkuar vazhdimin e marrëveshjes, duke paralajmëruar se sektorë si, industria prodhuese dhe bujqësia, varen nga stabiliteti i tregtisë ndërkufitare.

Nga ana tjetër, disa organizata amerikane të industrisë së çelikut, e mirëpritën vendimin, duke argumentuar se rishikimet vjetore, do t’u japin negociatorëve amerikanë më shumë hapësirë, për të korrigjuar elementët problematikë të marrëveshjes.

USMCA hyri në fuqi gjashtë vjet më parë, duke zëvendësuar Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Amerikës së Veriut (NAFTA), të vitit 1994.

Ajo përditësoi rregullat për tregtinë digjitale, të drejtat e punonjësve dhe prodhimin rajonal, duke kërkuar që një pjesë më e madhe e komponentëve të automjeteve, të prodhohen brenda Amerikës së Veriut.

You Might Also Like

Mbyllet afati i katërt për përmbushjen e reformave nga Plani i Rritjes, KE do të dalë me një vlerësim

Liderët evropianë dënojnë sulmet e fundit ruse në Ukrainë

Rusia pretendon se ambasada e saj në Stokholm është shënjestruar nga një sulm me dron

Barcelona heq asfaltin për t’i rikthyer hapësirat natyrës dhe për t’u përshtatur me ndryshimet klimatike

GJERMANI – Mbi 800 vdekje për shkak të nxehtësisë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article MPB shpall thirrje për pranimin e 200 nxënësve në Shkollën e Mesme të Policisë së RMV-së
Next Article Rusia pretendon se ambasada e saj në Stokholm është shënjestruar nga një sulm me dron
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Leunora Kaliqi emërohet U.D. Kryeredaktore e TVM2
Maqedoni
Qehaja: Në Jabollçisht këndi lojërave “Parku Miqve” është donacion nga Kosova
Maqedoni
Ministrja e Financave paralajmëroi ndryshime për tatimin minimal global
Maqedoni
Mickoski: Rritëm për 7.000 denarë pernsionet, mundësuam jetë më të dinjitetshme për pensionistët
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?