By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: ​Dogana zbulon 23,500 euro të padeklaruara në Merdarë, ndalet 25% e shumës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kronika > ​Dogana zbulon 23,500 euro të padeklaruara në Merdarë, ndalet 25% e shumës
Kronika

​Dogana zbulon 23,500 euro të padeklaruara në Merdarë, ndalet 25% e shumës

Redaksia
Last updated: 03/07/2026 12:08
By Redaksia 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 03 korrik, Zhurnal.mk – Dogana e Kosovës ka zbuluar 23,500 euro të padeklaruara gjatë kontrollit të një automjeti në dalje të Pikës së Kalimit Kufitar në Merdarë.

Sipas një njoftimi të Doganës së Kosovës, automjeti ishte përzgjedhur për kontroll bazuar në analizën e riskut. Pas intervistimit fillestar, automjeti u dërgua për kontroll të detajuar në vijën e dytë.

Gjatë kontrollit të përbashkët nga zyrtarët doganorë dhe Policia Kufitare, u gjetën 10 mijë euro në çantën personale të udhëtarit, ndërsa 13,500 euro të tjera ishin të fshehura në zarfe brenda një ndarjeje të automjetit. Në total u evidentuan 23,500 euro mjete monetare të padeklaruara.

Dogana bëri të ditur se personi posedonte dokumente që dëshmonin prejardhjen e ligjshme të mjeteve monetare, përfshirë një kontratë noteriale për shitblerjen e një prone dhe një dëshmi të tërheqjes bankare.

Rasti iu referua Hetimeve Doganore për procedura të mëtejshme. Meqenëse burimi i mjeteve ishte i dokumentuar, autoritetet vendosën të ndalin 25 për qind të shumës së padeklaruar, ndërsa pjesa tjetër iu kthye poseduesit, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Dogana e Kosovës rikujtoi se çdo person që hyn ose del nga territori i Republikës së Kosovës me 10 mijë euro ose më shumë ka detyrim ligjor t’i deklarojë ato pranë autoriteteve doganore. Mosdeklarimi ose deklarimi i pasaktë përbën kundërvajtje dhe mund të sjellë masa ligjore, përfshirë ndalimin e përkohshëm ose konfiskimin e një pjese të mjeteve monetare.

Dogana theksoi se mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe forcimin e kontrolleve kufitare për parandalimin e veprimtarive të paligjshme, mbrojtjen e integritetit të sistemit financiar dhe luftimin e pastrimit të parave.

You Might Also Like

Edukatorja i shkel gishtin dhe krahun fëmijës në Çerdhe, prindi e kërcënon

Hidhet bombë në një shtëpi në Bardovc të Shkupit

Sulmoi babanë në shtëpi, kallëzim penal ndaj 52-vjeçarit nga Gostivari

Aksident i rëndë në autostradën Shkup–Tetovë, katër të rinj nga Pallatica përfundojnë në spital

Gostivar: 34-vjeçari rrahu nënën dhe i mori paratë e çelësat e veturës, ngrihet kallëzim penal

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kapet personi i cili shkaktoi aksident trafiku në Gostivar dhe kishte ikur nga vendi i ngjarjes
Next Article Aktakuzë ndaj gjashtë personave për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe mashtrim në prokurim publik në Prizren
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Shteti nxjerr në shitje 990 automjete të dëmtuara, shiten si hekurishte dhe ja kushtet për blerje
Maqedoni TOP LAJM
Objekti i panjohur shkel hapësirën ajrore të Moldavisë
Bota
Letonia kërkon 7 miliardë euro nga BE-ja për të përballuar pasojat e luftës së Rusisë
Bota
Huthit sulmojnë një anije në Detin e Kuq
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?