Shkup, 18 nëntor, argument.mk/ – MPB Maqedoni njofton se dje (17.11.2026), në orën 22:30, në Kumanovë, në vendin e quajtur “Nyja e NATO-s”, nëpunës policorë nga Stacioni Policor për Mbikëqyrje Kufitare Sopot, pranë Qendrës Rajonale për Çështje Kufitare Veri, e privuan nga liria A.I. (29) nga Shkupi.
“Gjatë kontrollit në automjetin e udhëtarëve „Volkswagen Golf“, me targa të Shkupit, të cilin ai e drejtonte, janë gjetur pesë persona emigrantë nga Nepali”.
“Personi është mbajtur në stacion policor, ndërsa emigrantët janë dërguar në Qendrën e Pranimit për të Huaj në Shkup. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzimi përkatës”, thonë nga MPB.

