Shkup, 18 nëntor, argument.mk/ – Më datë 17.11.2026 rreth orës 00:30, në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën Ilinden në Tetovë, një i mitur tetëvjeçar nga Kumanova, me vendbanim në Tetovë, po lyp lëmoshë, duke rrezikuar kështu sigurinë e tij dhe sigurinë në komunikacion. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, me udhëzimet e të cilit me fëmijën është zhvilluar bisedë në prani të një inspektori për delikuencë të të miturve dhe një psikologu nga Qendra për Punë Sociale, pas së cilës i është dhënë ndihmë mjekësore në Spitalin Klinik të Tetovës. Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, kundër nënës së tij S.D. (33) nga Kumanova, me vendbanim në Tetovë, do të parashtrohet kallëzim përkatës sipas nenit 201 të Kodit Penal për lënie pas dore dhe keqtrajtim të fëmijës.

