By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Xhixho: “The Albanian Files” dëshmon se ligjet janë ndryshuar me porosi
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Xhixho: “The Albanian Files” dëshmon se ligjet janë ndryshuar me porosi
Shqipëri

Xhixho: “The Albanian Files” dëshmon se ligjet janë ndryshuar me porosi

admin
Last updated: 03/07/2026 12:55
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 03 korrik, Zhurnal.mk – Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, tha sot se libri “The Albanian Files” dëshmon mungesën e transparencës që ka karakterizuar qeverisjen gjatë 13 viteve të fundit, duke hedhur dritë mbi mënyrën se si janë konceptuar projektet e zhvillimit në Shqipëri.

Në një deklaratë për mediat, Xhixho tha se zhvillimi i vendit nuk është orientuar drejt interesit publik, por sipas saj është ndërtuar mbi interesa të ngushta dhe pazare politike.

Ajo tha se skema ka funksionuar duke nisur me marrjen e pronës publike, ndryshimin e ligjeve dhe më pas kalimin e pronave në favor të klientëve të pushtetit.

Sipas deputetes, situata ka shkuar edhe më tej, pasi nuk preken më vetëm pronat publike, por edhe ato private dhe zonat e mbrojtura.

Xhixho ngriti dyshime mbi faktin se disa projekte, të përfshira në librin “The Albanian Files”, janë hartuar disa vite përpara ndryshimeve ligjore për zonat e mbrojtura.

“Nëse është pronë private, pronari nxirret zvarrë nga prona e tij. Nëse është zonë e mbrojtur, ndryshohet ligji vetëm për t’i hapur rrugë pazareve të paracaktuara.  Alarmi është fakti se shumë prej këtyre projekteve janë hartuar dy apo tre vite përpara se të ndryshohej ligji për Zonat e Mbrojtura. Kjo nuk është rastësi. Askush nuk investon miliona euro për një projekt që e di se nuk mund të ndërtohet. Dikush u kishte garantuar se ligji do të ndryshohej. Ky është thelbi i kapjes së shtetit! Kur ligjet nuk hartohen për qytetarët, por për një grusht njerëzish që ndajnë fitimet me pushtetin dhe kemi korrupsion shtetëror në formën e tij më të rëndë”, tha Xhixho.

Xhixho gjithashtu parashtroi një sërë pyetjesh drejtuar Kryeministrit, Kuvendit të Shqipërisë, institucioneve shtetërore si dhe organeve të drejtësisë dhe kontrollit.

Pyetjet lidhen me mënyrën e përzgjedhjes së arkitektëve dhe investitorëve, bazën ligjore të projekteve, procedurat administrative, ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura, burimet e financimit, analizat e ndikimit ekonomik dhe mjedisor, si dhe verifikimet për konflikt interesi, pastrim parash dhe procedurat e dhënies së lejeve.

“Këto pyetje qe sot kërkojnë përgjigje dhe duhet japin llogari deri fund. Është koha për llogaridhënie dhe jo më për propagandë”, u shpreh Xhixho.

You Might Also Like

Tabaku: Korrupsionin e paguajmë ne, raporti i DASH konfirmon problemet e ekonomisë

Vendosi “bombë” false në kutinë e picave në një karburant dhe kërkoi 50 mijë euro, arrestohet 21-vjeçari në Dibër

ISHP: 829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, 19 meshkuj të prekur

Spahiu dhe Balla: Restaurim i Shtëpisë së të Moshuarve “Sefer Dervishi” në Kavajë

INSTAT dhe Eurostat vlerësojnë progresin për Kapitullin 18 të integrimit evropian

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Lamallari: Policia ndërhyri vetëm pas dhunës, autorët do përballen me ligjin
Next Article Marrëdhënia e ngushtë me Trump forcon pozitat e Erdogan përpara samitit të NATO-s
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

“Turpi i përket atyre që filmuan”/ Videot intime në rrjetet sociale, reagon këngëtarja Eli Fara: Po përjetoj një dhimbje që nuk ia uroj asnjë gruaje
Showbizz
Moti i prishi sezonin, prodhimi i mjaltit ra ndjeshëm
Maqedoni
Muhamet Hoxha prezanton në Kuvend ndryshimet në Ligjin për Mjedisin Jetësor, synohet harmonizimi me BE-në
Maqedoni
Në Muzeun e Maqedonisë hapet ekspozita “Tekstilet e jashtëzakonshme të Meksikës” Maliqi: Kultura po forcon lidhjet mes dy popujve
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?