By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Marrëdhënia e ngushtë me Trump forcon pozitat e Erdogan përpara samitit të NATO-s
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Marrëdhënia e ngushtë me Trump forcon pozitat e Erdogan përpara samitit të NATO-s
Bota

Marrëdhënia e ngushtë me Trump forcon pozitat e Erdogan përpara samitit të NATO-s

admin
Last updated: 03/07/2026 12:57
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Uashington, 03 korrik, Zhurnal.mk – Marrëdhënia e ngushtë mes presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, dhe presidentit amerikan, Donald Trump, po i jep Ankarasë një avantazh të rëndësishëm përpara samitit të NATO-s, që do të mbahet javën e ardhshme në Turqi, shkruan AP.

Trump, i cili ka kritikuar shpesh liderët evropianë të aleancës, pranoi se vendosi të marrë pjesë në samit kryesisht, për shkak të kërkesës personale të Erdogan.

“Nuk do të shkoja për shumicën e njerëzve, por Erdogan më telefonoi dhe më kërkoi të isha i pranishëm. Po shkoj nga respekti që kam për presidentin Erdogan”, deklaroi Trump.

Prania e presidentit amerikan konsiderohet e rëndësishme, në një kohë kur, ai ka kërcënuar vazhdimisht, se SHBA-ja do të reduktojë angazhimin në NATO dhe praninë ushtarake amerikane në Evropë, duke shkaktuar shqetësim te aleatët.

Trump sinjalizon hapa drejt shitjes së avionëve për Turqinë

Trump la të kuptohet se, gjatë vizitës në Turqi, mund të njoftojë hapa të rinj për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, përfshirë motorët F-110 dhe mundësinë e rikthimit të shitjes së avionëve luftarakë F-35 për Turqinë.

Ankaraja u përjashtua nga programi i F-35 në vitin 2019, pasi bleu sistemin rus të mbrojtjes ajrore S-400, për shkak të shqetësimeve të Uashingtonit se ai mund të rrezikonte teknologjinë e avionëve amerikanë.

Në një takim me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, Trump u pyet nëse do t’i sillte Erdogan një “dhuratë të madhe”.

“Po, ndoshta do të bëj diçka që do ta bëjë shumë të lumtur”, u përgjigj presidenti amerikan.

Ndërkohë, zëvendëspresidenti JD Vance konfirmoi se, administrata amerikane po shqyrton mënyrat për t’i shitur Turqisë avionët F-35, me kusht që të respektohen kërkesat e ligjit amerikan.

Megjithatë, në Kongres vazhdon të ketë kundërshtim të fortë dypartiak, për një marrëveshje të tillë, për sa kohë Turqia mban ende sistemet ruse S-400.

Po ashtu, Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) ka ndërmarrë hapa, për të miratuar shitjen e motorëve F-110, me vlerë mbi 700 milionë dollarë, të cilët do të përdoren në avionin luftarak turk KAAN.

Erdogan vlerëson miqësinë dhe telefonatat e Trump

Sipas ekspertëve amerikanë, marrëdhënia personale mes dy liderëve është forcuar që në mandatin e parë të Trump dhe Erdogani po e shfrytëzon maksimalisht këtë afërsi.

Eksperti Philip Gordon tha se Trump ka treguar vazhdimisht, prirje për të pasur marrëdhënie më të mira me liderë autoritarë sesa me aleatët tradicionalë, ndërsa Erdogan “po përfiton plotësisht nga kjo”.

Ndryshe nga administrata e Joe Biden, e cila mbajti një qëndrim më të ftohtë ndaj Ankarasë, për shkak të shqetësimeve mbi demokracinë dhe lidhjet me Rusinë, marrëdhëniet SHBA-Turqi janë përmirësuar ndjeshëm pas rikthimit të Trump, në Shtëpinë e Bardhë.

Trump ka emëruar si ambasador në Turqi mikun e tij të ngushtë, Tom Barrack, ndërsa të dy liderët zhvillojnë rregullisht biseda telefonike për çështjet e Sirisë, Gazës dhe Lindjes së Mesme.

Vetë Erdogan ka theksuar se komunikimi me Trump është i drejtpërdrejtë.

“Me mikun tim Trump, po hapim derën e një epoke të re, në marrëdhëniet turko-amerikane. Kur telefonojmë njëri-tjetrin, përgjigjja vjen brenda 24 orëve”, deklaroi presidenti turk.

You Might Also Like

Objekti i panjohur shkel hapësirën ajrore të Moldavisë

Letonia kërkon 7 miliardë euro nga BE-ja për të përballuar pasojat e luftës së Rusisë

Huthit sulmojnë një anije në Detin e Kuq

Trump rindez polemikat: Ngushtica e Hormuzit do bëhet territor amerikan

Masakër në Spanjë, katër të vrarë në një përplasje mes bandave – mes viktimave një i mitur dhe një grua shtatzënë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Xhixho: “The Albanian Files” dëshmon se ligjet janë ndryshuar me porosi
Next Article ​Kurti: Siguria ushqimore është jetike për shëndetin e qytetarëve
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Shteti nxjerr në shitje 990 automjete të dëmtuara, shiten si hekurishte dhe ja kushtet për blerje
Maqedoni TOP LAJM
Objekti i panjohur shkel hapësirën ajrore të Moldavisë
Bota
Letonia kërkon 7 miliardë euro nga BE-ja për të përballuar pasojat e luftës së Rusisë
Bota
Huthit sulmojnë një anije në Detin e Kuq
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?