By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mbi 2000 viktima nga i nxehti, Evropa përgatitet për temperatura edhe më ekstreme
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Mbi 2000 viktima nga i nxehti, Evropa përgatitet për temperatura edhe më ekstreme
Bota

Mbi 2000 viktima nga i nxehti, Evropa përgatitet për temperatura edhe më ekstreme

admin
Last updated: 03/07/2026 13:44
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Paris, 03 korrik, Zhurnal.mk – Franca regjistroi 2 025 vdekje më shumë se zakonisht, gjatë javës së fundit të valës rekord të të nxehtit në fund të qershorit, ndërsa meteorologët paralajmërojnë se, në ditët në vijim Evropa do të përballet me temperatura edhe më të larta.

Sipas autoriteteve shëndetësore franceze, numri i vdekjeve gjatë periudhës 22-28 qershor u rrit me 29% krahasuar me javën paraardhëse.

Ministrja franceze e Shëndetësisë, Stéphanie Rist, tha se është vërejtur një rritje e dukshme e vdekjeve, veçanërisht te personat mbi 45 vjeç.

Më 24 qershor, Franca shënoi ditën më të nxehtë, të regjistruar ndonjëherë në nivel kombëtar, me temperaturat që në Paris arritën pothuajse 41 gradë Celsius, ndërsa gjysma e vendit u vendos nën alarmin e kuq për temperatura ekstreme.

Autoritetet paralajmërojnë se shifrat e publikuara mund të jenë më të ulëta se numri real i viktimave dhe bilanci pritet të rishikohet.

Rritet numri i viktimave nga mbytja

Temperaturat ekstreme sollën edhe një shtim të rasteve të mbytjes. Ministri i Brendshëm francez, Laurent Nuñez bëri të ditur se 72 persona kanë humbur jetën nga mbytja që nga 18 qershori.

Edhe Holanda regjistroi qindra viktima

Edhe Holanda u godit nga temperaturat rekord javën e kaluar. Autoritetet raportuan rreth 480 vdekje më shumë se mesatarja, shumica prej tyre mbi 80 vjeç.

Temperaturat në disa zona të vendit regjistruan rreth 40°C, ndërsa numri më i madh i viktimave u raportua në jug dhe lindje, ku i nxehti ishte më intensiv.

Paralajmërime për një valë të re të të nxehtit

Meteorologët paralajmërojnë se një sistem i fuqishëm i presionit të lartë atmosferik, po shtrihet nga ishujt Azore drejt Portugalisë dhe Spanjës, duke favorizuar rikthimin e temperaturave shumë të larta në Francë dhe disa pjesë të Britanisë së Madhe gjatë fundjavës.

Në jug të Francës pritet që temperaturat të arrijnë deri në 40°C, ndërsa në zonat e Bordeaux, Toulouse dhe Agen, ato parashikohen të jenë 36-37°C.

Shërbimi meteorologjik francez “Météo-France”, ka shpallur alarm të kuq për rrezik ekstrem zjarresh në pyje për të premten dhe të shtunën, duke paralajmëruar se kushtet atmosferike e bëjnë shumë të lartë, mundësinë e shpërthimit të zjarreve.

Kryeministri Sébastien Lecornu deklaroi se që nga fillimi i sezonit veror janë regjistruar gati 7 mijë zjarre, të cilat kanë djegur rreth 8,700 hektarë sipërfaqe.

Më shumë se 3000 banorë u evakuuan pasi një zjarr i madh shpërtheu në Sainte-Marie-la-Mer dhe u përhap drejt Canet-en-Roussillon.

Alarm për temperatura ekstreme edhe në Portugali dhe Spanjë

Në Gadishullin Iberik, shërbimi meteorologjik spanjoll paralajmëroi mundësinë e një vale të re të të nxehtit.

Qeveria e Portugalisë ka shpallur gjendjen e alarmit, e cila do të mbetet në fuqi deri të martën në mesnatë.

Në disa zona temperaturat pritet të kalojnë 40°C, ndërsa gjatë natës nuk do të zbresin nën 25°C.

Edhe në Spanjë, zonat jugperëndimore kanë shpallur alarmin portokalli, pasi temperaturat pritet të arrijnë deri në 40°C.

Shkencëtarët theksojnë se ndryshimet klimatike, po rrisin temperaturat në mbarë botën, ndërsa Evropa mbetet kontinenti që po ngrohet më shpejt, me ritëm rreth dy herë më të lartë se mesatarja globale.

Si pasojë, valët e të nxehtit po bëhen më të shpeshta dhe më intensive, duke shtuar rrezikun për shëndetin e njerëzve, mungesën e ujit dhe zjarret në pyje.

You Might Also Like

Ambasadat perëndimore evakuohen urgjentisht me helikopterë nga Kievi: Kolaps me përmasa historike në kryeqeqytet

Rodosi në gatishmëri për shkak të stuhive, autoritetet: Vëmendje e veçantë ndaj rrufeve

Vijojnë tensionet, goditet me raketë anija cisternë në Ngushticën e Hormuzit

Gjermania feston Ditën e Bashkimit

Ukraina merr 2.9 miliardë euro mbështetje ekonomike nga BE-ja

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ribalanci buxhetit: Më shumë para për projekte në komunat, bujqësinë, rritjen e pagave, standardin e studentëve dhe nxënësve
Next Article Me 40 milionë euro nga BE janë blerë pajisje të reja për Armatën e RMV-së
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

“Turpi i përket atyre që filmuan”/ Videot intime në rrjetet sociale, reagon këngëtarja Eli Fara: Po përjetoj një dhimbje që nuk ia uroj asnjë gruaje
Showbizz
Moti i prishi sezonin, prodhimi i mjaltit ra ndjeshëm
Maqedoni
Muhamet Hoxha prezanton në Kuvend ndryshimet në Ligjin për Mjedisin Jetësor, synohet harmonizimi me BE-në
Maqedoni
Në Muzeun e Maqedonisë hapet ekspozita “Tekstilet e jashtëzakonshme të Meksikës” Maliqi: Kultura po forcon lidhjet mes dy popujve
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?