By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: ​ATK publikon versionin e ri të Sistemit Elektronik EDI, shtohet shërbimi “Kërkesë për Fiskalizim”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > ​ATK publikon versionin e ri të Sistemit Elektronik EDI, shtohet shërbimi “Kërkesë për Fiskalizim”
Kosovë

​ATK publikon versionin e ri të Sistemit Elektronik EDI, shtohet shërbimi “Kërkesë për Fiskalizim”

admin
Last updated: 09/07/2026 14:50
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 9 korrik Zhurnal.mk –  Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka publikuar versionin e ri të Sistemit Elektronik “EDI”, i cili sjell një shërbim të ri elektronik, të quajtur “Kërkesë për Fiskalizim”, të cilin mund ta gjeni duke klikuar: https://www.atk-ks.org/njoftim-per-tatimpagues-publikohet-versioni-i-ri-i-sistemit-elektronik-edi/

Sipas ATK-së, ky shërbim është funksionalizuar në zbatim të Udhëzimit Administrativ (MF) Nr. 01/2026 për Shfrytëzimin e Pajisjeve Elektronike Fiskale, Sistemeve Fiskale dhe Softuerëve Elektronikë Fiskalë, me qëllim të pajisjes së tatimpaguesve me Kodin Unik për Fiskalizim, i cili është kusht për përdorimin e Softuerit Elektronik Fiskal (SEF).

Përmes këtij shërbimi mund të aplikojnë tatimpaguesit që do të fillojnë përdorimin e SEF-it, si dhe ata që janë në proces të kalimit nga Pajisjet Elektronike Fiskale (PEF) në Softuerin Elektronik Fiskal.

“Përmes shërbimit “Kërkesë për Fiskalizim” mund të aplikojnë: tatimpaguesit që do të fillojnë përdorimin e Softuerit Elektronik Fiskal (SEF); tatimpaguesit që janë në proces të kalimit nga Pajisjet Elektronike Fiskale (PEF) në Softuerin Elektronik Fiskal (SEF)”, thuhet në njoftimin për bizneset.

Shërbimi është i qasshëm në Sistemin Elektronik EDI, në menynë “Fiskalizimi”, përmes opsionit “Kërkesë për Fiskalizim”.

ATK bën të ditur se tatimpaguesit që tashmë janë pajisur me Kodin Unik për Fiskalizim do ta kenë atë të shfaqur në sistem, ndërsa ata që ende nuk e kanë këtë kod do të mund të parashtrojnë kërkesën në mënyrë elektronike përmes shërbimit të ri.

Administrata Tatimore u ka bërë thirrje të gjithë tatimpaguesve që planifikojnë të përdorin Softuerin Elektronik Fiskal, si dhe atyre që po kalojnë nga PEF në SEF, të verifikojnë statusin e tyre në Sistemin Elektronik EDI dhe, nëse është e nevojshme, të aplikojnë për pajisjen me Kodin Unik për Fiskalizim.

Sipas ATK-së, publikimi i këtij versioni të ri të EDI-së është pjesë e angazhimeve për digjitalizimin e proceseve tatimore dhe ofrimin e shërbimeve më moderne, efikase dhe më të qasshme për tatimpaguesit. /KP/

You Might Also Like

Vetëm për fundjavë, rreth 42 mijë kosovarë kanë hyrë në Shqipëri

Edhe nesër kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

AAK zbarkon me thasë qymyri para Qeverisë së Kosovës, mesazhi për Kurtin

Protestohet kundër ndërtimit të një kishe në Zogaj të Vushtrrisë

Vdes Altin Kryeziu, polici që u aksidentua ditë më parë në Malishevë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Klubi i madh anglez arrin marrëveshje të plotë për të transferuar Johan Manzambin
Next Article Balla në Strasburg: Zhvillimi ekonomik dhe mbrojtja e natyrës mund të ecin paralelisht
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

‘Anuloje ligjin 21/ 2024’/ Protestuesja: Malet janë tonat! Ligjet na i kanë lënë të parët tanë
Shqipëri
Stuhi e fuqishme në juglindje të vendit, breshër në fushën e Maliqit
Shqipëri
Vetëm për fundjavë, rreth 42 mijë kosovarë kanë hyrë në Shqipëri
Kosovë
Të shtëna në mes të Kuçovës/ 32-vjeçari qëllon me armë drejt makinës së të riut dhe zhduket
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?