By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kryeministri Rama mbron shpenzimin prej 4 milionë eurosh për koncertin e Kanye West në Shqipëri
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Showbizz > Kryeministri Rama mbron shpenzimin prej 4 milionë eurosh për koncertin e Kanye West në Shqipëri
Showbizz

Kryeministri Rama mbron shpenzimin prej 4 milionë eurosh për koncertin e Kanye West në Shqipëri

admin
Last updated: 09/07/2026 15:54
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mbrojti të mërkurën vendimin për të shpenzuar 4 milionë euro për koncertin e reperit amerikan Kanye West, i cili do të mbahet më 11 korrik.

Kanye West, i njohur edhe si Ye, është ndaluar të performojë në disa vende evropiane gjatë kësaj vere, pas deklaratave të tij që kanë përfshirë lavdërime për Adolf Hitlerin dhe përmbajtje me simbole naziste.

Koncerti, i planifikuar për 11 korrik, do të mbahet në një stadium të improvizuar i ndërtuar posaçërisht për këtë ngjarje, në periferi të Tiranës.

“Ne ndamë 4 milionë euro në momentin e fundit për të shmangur turpërimin e Shqipërisë përpara rreth 25 mijë vizitorëve të huaj nga 80 vende, të cilët kishin blerë tashmë biletat për të parë Kanye West, ndërsa shumë të tjerë kishin frikë se koncerti mund të anulohej”, deklaroi kryeministri Edi Rama në Facebook.

Rama tha se aktiviteti pritet t’i sjellë Shqipërisë të paktën 100 milionë euro të ardhura, pas rritjes së ndjeshme të rezervimeve në hotele dhe struktura akomoduese gjatë periudhës së koncertit.

Njoftimi i Ramës në Facebook u shoqërua me një valë komentesh kritike.

Në anën tjetër, protesta të përditshme po zhvillohen në Tiranë prej më shumë se një muaji. Ato nisën si reagim ndaj planeve për ndërtimin e një resorti luksoz nga Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump.

Më vonë, protestuesit shprehën kundërshtimin edhe ndaj projekteve të tjera të zhvillimit bregdetar pranë zonave të mbrojtura, ndërsa kanë kërkuar gjithashtu dorëheqjen e Edi Ramës, duke e akuzuar qeverinë e tij për korrupsion. Rama i ka mohuar këto akuza.

You Might Also Like

Ronaldo dhe Georgina blenë dy vila luksoze në ishull, nuk mund të shkohet me makinë tek ata

Dua Lipa rikthen trendin ‘pa pantallona’ – shfaqet në Paris me bluzë transparente

Në pushime së bashku me Nora Istrefin? Flet Robert Berisha

Nën akuzat për abuzim, vajza e Halle Berry del publikisht në mbrojtje të saj

Ish-burri i Sofia Vergarës zbulon se çfarë përjetoi gjatë martesës së tyre: “Ishte e vështirë”

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ed Sheeran performon për lojtarët e Anglisë në Kupën e Botës, ata nuk dukeshin të interesuar
Next Article Musliu nuk komenton ftesën e Kurtit për liderët politikë: Pas mbledhjes do të flas
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri
Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?