By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Arteta zgjedh pasuesin e Rogers, Arsenali nis kontaktet për yllin e Leipzigut
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Arteta zgjedh pasuesin e Rogers, Arsenali nis kontaktet për yllin e Leipzigut
Sport

Arteta zgjedh pasuesin e Rogers, Arsenali nis kontaktet për yllin e Leipzigut

admin
Last updated: 23/07/2026 09:39
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Arsenali ka nisur lëvizjet për transferimin e Yan Diomande, me sulmuesin anësor të RB Leipzig që është shndërruar në një nga objektivat kryesorë të Mikel Artetas për afatin kalimtar të verës.

Sipas gazetarit Ben Jacobs, klubi londinez ka zhvilluar kontaktet e para me përfaqësuesit e 19-vjeçarit nga Bregu i Fildishtë për të shqyrtuar mundësinë e një transferimi.

Arsenali u detyrua të kërkojë alternativa pasi Chelsea është shumë pranë transferimit të Morgan Rogers për 117 milionë euro.

Tani vëmendja është përqendruar te Diomande, edhe pse RB Leipzig nuk ka ndërmend ta lëshojë lehtë talentin e tij.

Klubi gjerman dëshiron ta mbajë sulmuesin edhe të paktën një sezon dhe po punon për rinovimin e kontratës së tij.

Për ta penguar largimin, Leipzig i ka vendosur lojtarit një vlerë prej rreth 120 milionë eurosh, shumë që e bën çdo marrëveshje mjaft të vështirë.

Nga ana tjetër, vetë Diomande preferon të luajë në krahun e djathtë të sulmit, aty ku beson se mund të ketë më shumë hapësira dhe minuta në fushë.

Ky detaj ka qenë pjesë e diskutimeve që agjentët e tij kanë zhvilluar gjatë javëve të fundit.

Megjithatë Arsenali nuk është i vetëm në garë, Paris Saint-Germain konsiderohet favorit për nënshkrimin e lojtarit, pasi raportohet se ka arritur marrëveshje personale me futbollistin për një kontratë pesëvjeçare dhe po negocion me RB Leipzig për formulën e transferimit.

Interesim për Diomande ka shfaqur edhe Liverpooli, i cili po e monitoron nga afër situatën, duke e parë si një opsion për të ardhmen në repartin ofensiv.

Në të njëjtën kohë, Arsenali po mban të hapur edhe pistën e Julian Alvarez.

Sulmuesi argjentinas raportohet se ka mosmarrëveshje me Atletico Madridin dhe preferon një transferim te Barcelona.

Megjithatë, klubi madrilen nuk dëshiron ta shesë te një rival direkt në La Liga për një shumë më të ulët se klauzola e lirimit prej 500 milionë eurosh, gjë që mund ta rikthejë Arsenalin në garë gjatë muajit gusht.

Ditët në vijim pritet të jenë vendimtare për drejtuesit e Arsenalit, të cilët duhet të vendosin nëse do të bëjnë një ofertë konkrete për Yan Diomande apo do të presin zhvillimet rreth të ardhmes së Julian Alvarez

You Might Also Like

Messi njofton tërheqjen nga kombëtarja e Argjentinës

Liverpool e zyrtarizon transferimin e madh të Barcola

Real Madrid e transferon talentin e ri të Racing Santander

Barcelona interesohet për yllin e madh të Galatasaray, por bisedimet nuk kanë avancuar

Arsenali synon t’ia “rrëmbejë” një transferim Tottenhamit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Bujaka dhe Mimoza Ahmeti publikojnë projektin e ri muzikor “Lule Mimoza
Next Article Arrestohet një person në Merdare për pengim të zyrtarit policor
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë
Maqedoni
Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup
Maqedoni
Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara
Maqedoni
Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?