By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Tensione para Kuvendit, protestuesit përplasen me policinë dhe heqin gardhin metalik
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Tensione para Kuvendit, protestuesit përplasen me policinë dhe heqin gardhin metalik
Shqipëri

Tensione para Kuvendit, protestuesit përplasen me policinë dhe heqin gardhin metalik

admin
Last updated: 23/07/2026 09:46
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 23 korrik, Zhurnal.mk –  Paraditen e sotme u shënuan tensione para Kuvendit të Shqipërisë, ku qytetarë të mbledhur në protestë u përplasën me forcat e Policisë së Shtetit, pak para nisjes së seancës plenare.

Protestuesit, të cilët ishin mbledhur përpara godinës së Parlamentit, arritën të heqin një pjesë të gardhit metalik të vendosur nga policia për sigurimin e perimetrit.

Më pas ata hodhën vezë, domate dhe bidonë në drejtim të efektivëve të policisë, ndërsa nga ana e organizatorëve pati edhe thirrje për të mos sulmuar uniformat blu.

Gjatë protestës u dëgjuan thirrje si: “Deputetë frikacakë”, “Ju erdhi fundi”, “Parlament i krimit”, “Poshtë qeveria” dhe “Nuk na përfaqësoni”, ndërsa protestuesit kërkuan lirimin e Kryeministrit Edi Rama.

Sipas medieve, një efektiv policie mbeti i lënduar gjatë përplasjeve.

Protestuesit u përpoqën të bllokojnë rrugën te kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit duke mos lejuar kalimin e mjeteve.

Policia e Shtetit kishte marrë masa të forta sigurie për zhvillimin e seancës plenare, duke rrethuar Kuvendin me gardhe metalike në një perimetër më të gjerë se në protestat e mëparshme, nga Rruga e Elbasanit deri pranë Ministrisë së Brendshme.

Në zonë u dislokuan forca të shumta policie, përfshirë repartet “Shqiponja”, ndërsa pranë Parlamentit u vendosën edhe autobotë me ujë në gatishmëri, në rast të përshkallëzimit të situatës.

Për shkak të masave të sigurisë, hyrja në zonën e rrethuar u kufizua jo vetëm për qytetarët dhe automjetet, por edhe për përfaqësuesit e mediave.

You Might Also Like

Qeveria i kalon Bashkisë Shkodër 89.65% të aksioneve të shoqërisë “Duhan Cigare” në likuidim

Pas heqjes së non gratës, Berisha merr vizën për të udhëtuar drejt SHBA

Bushati: As 2 milionë protestues nuk e detyrojnë Ramën të japë dorëheqjen

Ndryshime në Policinë e Shtetit, Luigj Vathi merr drejtimin e Kufirit dhe Migracionit në Korçë

Veliaj i hoqi kompetencat, Anuela Ristani njofton largimin pas 11 vitesh nga Bashkia e Tiranës

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Një video virale çmend tifozët, Ferran Torres duket se e theu trofeun e Kupës së Botës
Next Article Tensionet jashtë Kuvendit të Shqipërisë, Policia shpërndan me ujë protestuesit
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë
Maqedoni
Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup
Maqedoni
Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara
Maqedoni
Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?