By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Koçiu në startup-in në Durrës: “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, mundësi reale për të siguruar financim
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Koçiu në startup-in në Durrës: “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, mundësi reale për të siguruar financim
Shqipëri

Koçiu në startup-in në Durrës: “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, mundësi reale për të siguruar financim

admin
Last updated: 23/07/2026 10:19
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 23 korrik, Zhurnal.mk – Programi qeveritar “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde” synon të lehtësojë aksesin në financim për bizneset mikro, të vogla dhe të mesme, duke u krijuar mundësi të investojnë, të rrisin aktivitetin dhe të bëhen më konkurruese.

Programi ofron financim deri në 200 milionë lekë për çdo përfitues, me norma interesi preferenciale 2–3% me afat 10 vjet, ndërsa përmes Garancisë Sovrane shteti mbulon deri në 70% të vlerës së kredisë, duke ulur ndjeshëm rrezikun për bankat dhe kostot e huamarrjes për sipërmarrjet.

Programi mbështetet nga një fond fillestar prej 250 milionë eurosh, i vënë në dispozicion me synim që të shtohet ky fond derinë 1 miliard euro , dhe u drejtohet bizneseve që operojnë në të gjitha fushat e ekonomisë, me përparësi për bujqësinë, agro-përpunimin, prodhimin, teknologjinë, turizmin, tregtinë, logjistikën dhe shëndetësinë private. Krahas financimit, sipërmarrjet përfitojnë edhe asistencë profesionale për hartimin e planit të biznesit, përmes ekspertëve të Ministrisë së Ekonomisë.

Detajet e programit u prezantuan nga zëvendëskryeministrja Albana Koçiu, gjatë një vizite në një sipërmarrje në Durrës, e cila nisi aktivitetin në vitin 2023 si startup nga dy të rinj, motër e vëlla, në fushën e prodhimit të ambalazheve prej kartoni.

Biznesi e nisi aktivitetin me vetëm tre punonjës, ndërsa sot ka zgjeruar prodhimin dhe ka rritur numrin e të punësuarve, duke u kthyer në një shembull të zhvillimit të sipërmarrjeve të reja.

Koçiu tha se kjo sipërmarrje u zgjodh pikërisht sepse përfaqëson profilin e bizneseve që programi synon të mbështesë.

“Zgjodhëm këtë biznes që nisi si startup, një nga ato sipërmarrje të vogla që sot kanë nevojë për mbështetje për t’u zhvilluar më tej. Përmes kësaj vizite duam të informojmë të gjitha sipërmarrjet e vogla dhe të mesme se programi ‘Dyfisho Sipërmarrjen Tënde’ u jep një mundësi reale për të siguruar financimin që u nevojitet për të investuar dhe për t’u zgjeruar”, u shpreh ajo.

Sipas Koçiut, programi krijon një mekanizëm financimi që u mundëson bizneseve të marrin kredi me kushte shumë më të favorshme.

“Shumë biznese kanë projekte të mira, por nuk arrijnë të sigurojnë kapitalin e nevojshëm. Me këtë program, shteti garanton një pjesë të kredisë, duke krijuar mundësi që sipërmarrjet të financohen me interesa shumë të ulëta”, tha ajo.

Koçiu bëri të ditur se programi mbështet gjithashtu bizneset me ekspertizë për hartimin e planit të biznesit, një element i domosdoshëm për aplikimin.

Ajo theksoi se 89% e ndërmarrjeve që operojnë në Shqipëri janë biznese mikro, të vogla dhe të mesme, ndërsa një në katër nuk arrin të ketë akses në financim bankar.

“Ky program vjen si një mekanizëm financimi me kushte shumë lehtësuese. Synimi ynë është të ndihmojmë bizneset shqiptare të investojnë, të rriten dhe të përgatiten për konkurrencën në tregun europian”, deklaroi zëvendëskryeministrja.

Koçiu u bëri apel sipërmarrjeve të aplikojnë për të përfituar nga kjo skemë mbështetëse.

Nga ana e tij, sipërmarrësi tregoi se ideja për ngritjen e biznesit lindi pasi shumica e kutive të kartonit importoheshin nga Maqedonia e Veriut.

“Vendosëm ta ndërtojmë këtë aktivitet në Shqipëri për t’iu përgjigjur kërkesës së tregut. Sot kemi arritur rezultate shumë të mira dhe objektivi ynë i radhës është prodhimi i ambalazheve për vezët, si edhe zhvillimi i riciklimit sipas standardeve më të mira,” tha ai.

Për të përfituar nga programi, bizneset duhet të kenë NIPT aktiv, vërtetim tatimor dhe plan biznesi. Për sipërmarrjet që nuk disponojnë ende një plan të tillë, Programi “dyfisho Nofrohet mbështetje profesionale për përgatitjen e tij. Aplikimet kryhen pranë bankave tregtare partnere të programit dhe do të jenë të hapura deri më 20 nëntor 2027.

Për më shumë informacion mbi kriteret dhe procedurat, subjektet mund të konsultojnë portalin zyrtar dyfisho.ekonomia.gov.al.

You Might Also Like

Arrestimi i 34-vjeçares në Rinas dhe dërgimi në burg bashkë me foshnjën, reagon menjëherë Presidenti Begaj

Protesta ‘ndez’ Kuvendin! Balla: Jeni opozitë e përdhunuar! Lamallari: Distancohuni nga njerëzit me kapuç në protestë

“S’duhet as t’i akuzojmë e as t’i linçojmë protestuesit”, Spiropali replikon me Berishën dhe i jep mesazh edhe Ramës: E keni guximin për të ndryshuar sistemin elektoral që sot ka prodhuar banalitet?

“O tradhtarët e kombit!”/ Protestuesit i zënë pritë deputetit të PS-së, Ervin Hoxha, e sulmojnë me vezë (VIDEO)

Një seancë e paplanifikuar më 30 korrik: Kuvendi nuk mbyllet aty ku pritej

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Doganat e Maqedonisë: Sekuestrohen bizhuteri ari me vlerë 1.3 milion denarë, ngritet kallëzim penal kundër një personi
Next Article Ambasada e SHBA-së thirrje qytetarëve amerikanë: Shmangni zonat ku zhvillohet protesta
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sanksione të reja ndaj Rusisë, BE godet sektorin bankar
Bota
Zjarri në Spanjë djeg 32 mijë hektarë, 34 fshatra evakuohen
Bota
Trump: SHBA mund të veprojë së shpejti pranë Malit Kazmë në Iran
Bota
MPB fillon me gjoba për drejtuesit e skuterëve elektrik
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?