By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Debate në Konferencën e Kryetarëve për ‘Territorialen’, PS dhe PD përplasen për zgjatjen e afatit të punës së komisionit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Debate në Konferencën e Kryetarëve për ‘Territorialen’, PS dhe PD përplasen për zgjatjen e afatit të punës së komisionit
Shqipëri

Debate në Konferencën e Kryetarëve për ‘Territorialen’, PS dhe PD përplasen për zgjatjen e afatit të punës së komisionit

admin
Last updated: 23/07/2026 11:49
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 23 korrik, Zhurnal.mk – Opozita ka pasur debate me përfaqësuesit e mazhorancës për afatet e Reformës Territoriale, gjatë mbledhjes në Konferencën e Kryetarëve.

Gazment Bardhi është shprehur se komisioni nuk e ka kryer punën, ndërsa Taulant Balla kundërshtoi duke thënë se ata si mazhorancë, nuk kanë pasur një kërkesë për zgjatjen e afatit të punës së komisionit

Bardhi: Na ka ardhur dje një e-mail me një raport për Reformën Territoriale. Ne nuk e dimë se nga vjen ky dokument dhe nuk sqarohet askund origjina e tij. Kuvendi nuk mund ta trajtojë në këtë mënyrë. Nuk mundet që Kryetari i Kuvendit të sjellë dokumente për të cilat nuk dihet se nga vijnë.

Prandaj e pyes Kryetarin e Kuvendit: ku e ka marrë këtë dokument? Komisioni për Reformën Territoriale nuk ka miratuar asnjë dokument. Prandaj duhet të bëhemi seriozë. Nuk mund të marrim një dokument, sikur Arbi Mazniku të ketë shkruar një doktoraturë, dhe ta sillni ju këtu. Si mund të vijë një dokument në Kuvend pa kaluar më parë në komision?

Po ju them se komisioni nuk e ka kryer punën. Ka pasur shtatë detyra dhe janë realizuar vetëm dy. Në planin e punës janë 16 pika, nga të cilat janë realizuar vetëm tre. Komisioni nuk ka kryer as konsultat e parashikuara. Prandaj kemi kërkuar shtyrjen e afatit të komisionit.

Ndërsa, për pikën e parë të Konferencës së Kryetarëve, që ishte miratimi i kalendarit të punimeve, nuk pati dakordësi, pasi opozita kundërshtoi se nuk përfshiheshin projektligjet e saj.

Balla: Ne, si mazhorancë, nuk kemi pasur një kërkesë për zgjatjen e afatit të punës së komisionit dhe, në këto kushte, kemi sjellë produktin e punës. Kjo është një praktikë e njohur.

Po ju kujtoj se kemi edhe një komision tjetër, atë të Reformës Zgjedhore. Për atë komision na ka ardhur një kërkesë për shtyrje dhe ne e kemi pranuar. Për Reformën Territoriale nuk kemi pasur një kërkesë të tillë.

Në këto kushte, Konferenca e Kryetarëve, para pak ditësh, ashtu siç vendosi shtyrjen e afatit të Komisionit për Reformën Zgjedhore, për Reformën Territoriale u dha mundësinë bashkëkryetarëve të komisionit të paraqesin produktin e punës së tyre.

Nuk ka mbaruar puna për Reformën Territoriale. Doni të bëni reformë apo teatër? Ju nuk keni pyetur as 30% të qarkut më të madh, siç është Tirana.

Nëse doni ta prishni konsensusin, bëjeni. Por mos na vini këtu me teatro. Ne po ju themi se puna në Komisionin për Reformën Territoriale nuk ka përfunduar. Ka ende nevojë për punë, sepse kjo reformë prek drejtpërdrejt qytetarët. Është një reformë e rëndësishme.

Nëse doni ta prishni konsensusin, bëjeni. Por këtu mos na bëni teatër.

Boçi: Rregullorja e thotë qartë: Kuvendi nuk mund të shqyrtojë asnjë dokument që vjen nga institucione të tjera, përveçse përmes rrugës parlamentare. Ky raport që doni të kaloni sot nuk është produkt i Komisionit Parlamentar.

Nuk mund të ketë raport përfundimtar pa kaluar më parë në komision. Ju thoni se ka mbaruar afati. Po unë them se nuk ka mbaruar puna. Si mund të ketë raport përfundimtar për një punë të pambaruar? Është kaq e thjeshtë!

You Might Also Like

Përshkallëzon protesta, qytetarët bllokojnë derën e Kryeministrisë. Apel Ramës: Dil në bulevard

Përplasje mes policisë dhe protestuesve para Kryeministrisë, efektivët përpiqen t’i largojnë

Ferit Hoxha diskuton me Allison Hooker për sigurinë, mbrojtjen dhe bashkëpunimin Shqipëri-SHBA në NATO

Dhoma e Avokatisë kundër rregullores së re të GJKKO-së: Kufizohet puna jonë

Berisha vizitë në SHBA, takim me shqiptarët më 6 shtator në New Jersey

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Alarm për ujin në Vallandovë: Analizat zbuluan nivel të rritur të arsenikut, qytetarëve u kërkohet të mos e pine
Next Article Kaos jashtë Kuvendit dhe përplasje e protestuesve me policinë, nis seanca plenare, mbahet 1 minutë heshtje në nder të akademikut Riza
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Von der Leyen: Rusia po përpiqet të mbjellë frikë në Evropë, por nuk do t’ia dalë
Maqedoni TOP LAJM
Kulla: Serbia synon përçarjen fetare të shqiptarëve, askush tjetër nuk ka interes për këtë
Kosovë Maqedoni
Gojnovci: LDK-ja e ka goditur vetveten politikisht
Kosovë
Tetë organizata të shoqërisë civile kërkojnë nga Qeveria shkarkimin e drejtorit të Agjencisë për Realizimin e të Drejtave të Bashkësive
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?