By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Olise largohet nga vila luksoze në Mynih, tifozët dyshojnë për transferimin te Real Madridi
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Olise largohet nga vila luksoze në Mynih, tifozët dyshojnë për transferimin te Real Madridi
Sport

Olise largohet nga vila luksoze në Mynih, tifozët dyshojnë për transferimin te Real Madridi

admin
Last updated: 23/07/2026 11:59
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Michael Olise vazhdon të jetë një nga emrat më të përfolur në tregun e transferimeve.

Sulmuesi anësor i Bayern Munichut shkëlqeu me Francën në Kupën e Botës 2026, ndërsa paraqitjet e tij kanë tërhequr vëmendjen e Real Madridit.

Sipas disa raportimeve, klubi madrilen dëshiron ta sjellë Olisen në Santiago Bernabeu, ku do të krijonte një dyshe të frikshme me bashkëkombësin e tij, Kylian Mbappen. Dyshja kishte lënë përshtypje të jashtëzakonshme gjatë verës me fanellën e Francës.

Megjithatë, Bayern Munich nuk ka ndërmend të negociojë largimin e 24-vjeçarit, pasi e konsideron atë një lojtar kyç të projektit të ardhshëm.

Ndërkohë, një zhvillim i fundit në Gjermani ka bërë që spekulimet për të ardhmen e Olises të shtohen.

Gazeta gjermane Bild ka raportuar se francezi do të largohet nga shtëpia e tij në zonën prestigjioze Grunwald në fund të muajit gusht.

Prona luksoze përfshin disa dhoma, palestër private, sallë kinemaje, si dhe një zonë relaksi me sauna, xhakuzi dhe pishinë të jashtme.

Olise ka jetuar aty për dy vite, ndërsa vila ndodhet më pak se 10 minuta larg qendrës stërvitore të Bayern Munichut.

Megjithatë, ky largim nuk lidhet domosdoshmërisht me një transferim të mundshëm.

Sipas Bild, pronari i vilës, ish-futbollisti i Bayern Munichut, Jerome Boateng, ka vendosur ta shesë pronën që e kishte blerë në vitin 2016 për 7.4 milionë euro.

Vlera aktuale e vilës ka shkuar në rreth 11.5 milionë euro, ndërsa Boateng ka marrë disa oferta për të.

Për këtë arsye, Olise duhet të gjejë një banesë të re në javët e ardhshme, ndërsa e ardhmja e tij sportive vazhdon të jetë një nga temat më të nxehta në Evropë.

You Might Also Like

Messi njofton tërheqjen nga kombëtarja e Argjentinës

Liverpool e zyrtarizon transferimin e madh të Barcola

Real Madrid e transferon talentin e ri të Racing Santander

Barcelona interesohet për yllin e madh të Galatasaray, por bisedimet nuk kanë avancuar

Arsenali synon t’ia “rrëmbejë” një transferim Tottenhamit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Pasaporta e Maqedonisë së Veriut në vendin e 33‑të në botë, më e fuqishme se shumica në rajon
Next Article Pas Botërorit, Mbappe shijon pushimet në Miami me Ester Exposito
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë
Maqedoni
Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup
Maqedoni
Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara
Maqedoni
Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?